Aksident i rëndë në Përrenjas, plagoset i riu

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në Përrenjas, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar përmbys.

Deri më tani mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thanë, dhe si pasojë e përmbytjes së automjetit ka mbetu i plagosur rëndë drejtuesi i saj.

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Përrenjas / Informacion paraprak

Në aksin rrugor Përrenjas- Qaf Thanë, shtetasi A.M., 28 vjeç, nga Librazhdi, duke drejtuar mjetin tip Volvo, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit u transportua në Spitalin e Librazhdit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet