
Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në Lushnje. Burime nga policia bëjnë të ditur se rreth orës 16:30, në fshatin Stan Karbunarë, shtetasi A. V., 31 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin T. Z., 50 vjeç.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit. Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 16:30, në fshatin Stan Karbunarë, Lushnjë, shtetasi A. V., 31 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin T. Z., 50 vjeç, banues në Savër, i cili ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply