Aksident i rëndë në Kavajë, humb jetën një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë, ku një person ka humbur jetën si pasojë e një përplasje nga një automjet.

Mësohet se viktima ishte duke lëvizur me një biçikletë në momentin që është përplasur nga automjeti.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Kavajës, ndërkohë që identiteti i viktimës ende nuk bëhet i ditur.

Gjithashtu mësohet se automjeti që ka përplasur personin me biçikletë, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe në të cilat ka ndodhur ky aksident.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet