Aksident i rëndë në Itali, plagosen katër të rinj shqiptarë (Foto)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku katër të rinj shqiptarë janë përfshirë në një aksident rrugorë. Mediat italiane raportojnë se aksidenti i rëndë ka ndodhur në rrugën Martano-Otranto, gjatë natës së mbrëmshme.

Gjithashtu mësohet se të rinjtë janë dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Sipas policisë në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën dhe 4 të rinjtë shqiptarë po udhëtonin në të njëjtin automjet, ndërsa në tjetrën vetëm një grua.

Raportohet se 4 djemtë shqiptarë janë rreth moshës 20-vjeçare dhe nga pamjet e bërë publike nga mediat vendase duket se makinat janë dëmtuar shumë për shkak të përplasjes së fuqishme.

Katër shqiptarët u transportuan në një spital të Lece-s dhe janë të gjithë në rrezik për jetën.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet