Aksident i rëndë në Itali, përmbyset makina me 5 shqiptarë

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në Itali, ku një makinë pasi ka humbur kontrollin është përmbysur.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Carditello të Italisë dhe se brenda automjetit ndodheshin 5 shtetas shqiptarë.

Mësohet se ambulanca dhe zjarrfikset arritën menjëherë në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e shpejtë 5 personave të aksidentuar. Raportohet se 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shkaqet dhe dinamika e aksidentit është e paqartë por paraprakisht thuhet se automjeti humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke përfunduar e përmbysur.

Dyshohet se shkak mund të ketë qenë një moment shpërqendrimi i shoferit. Ende nuk janë bërë të ditur identitetet e shqiptarëve të plagosur gjatë aksidentit, por autoritetet italiane kanë nisur punë për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes së rëndë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet