Aksident i rëndë në Itali, humb jetën shqiptari

Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali, ku një shqiptar ka humbur jetën.

Mësohet se një 41-vjeçar shqiptar humbi jetën ditën e djeshme në autostradën Bolonja-Padova.

Mediat vendase raportojnë se ai po udhëtonte me një makinë të tipit “Fiat Doblo” kur u përplas me një tjetër makinë “Peugeot 208”.

Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikëset dhe ambulanca, por pa mundur të mbajnë në jetë shqiptarin.

Shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur jetonte në Treviso.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet