Aksident i rëndë në Elbasan, 24-vjeçari përplas ukrainasin

aksident

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme Elbasan, ku një 24-vjeçar teksa po drejtonte mjetin tip “Benz” ka përplasur një shtetas ukrainas.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd dhe 35-vjeçari është transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, shtetasi A.O., 24 vjeç,  banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar  shtetasin V.B., rreth 35 vjeç,  banues në  Ukrainë i cili  është transportuar  në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet