Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku një person ka mbetur i vdekur pasi është përplasur nga një automjet.

Policia ka vajtur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.

Informacion paraprak

Në autostradën “Tiranë-Durrës” mjeti autobus me drejtues shtetasin M. Th., 51 vjeç ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Me drejtuesin e autobusit po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore e proceduriale dhe po punohet për identifikimin e këmbësorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet