Aksident i rëndë në autostradë, vdesin tre persona

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme, dhe si pasojë tre persona kanë humbur jetën.

Aksidenti është shënuar në autostradën Prishtinë-Shkup, në afërsi të Babushit. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti ka bërë me dije se aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00 ku janë përfshirë tre automjete.

“Mund të konfirmojmë se sot rreth orës 19:00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të 3 veturave në autostradën Prishtinë-Shkup, në afërsi të Babushit. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit menjëherë në koordinim me Prokurorin e Shtetit. Ekipet Mjekësore si dhe Kompanitë për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Autostradës. Si pasojë e aksidentit ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tre personave”, tha zëdhënësja.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet