Aksident i mistershëm/ Përmbyset makina e blinduar me targa ruse, largohet shoferi

Një makinë e blinduar është përfshirë në një aksident te ish-sheshi “Shqiponja” në hyrje të Tiranës. Sipas raportimeve bëhet me dije se në aksident është përfshirë një makinë tip Mercedes “G Class”, e blinduar edhe me targa të Rusisë.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa ngjarja bëhet edhe më e mistershme pasi shoferi ka braktisur mjetin në mes të rrugës dhe është larguar. Dyshohet se personi mund të jetë në kërkim nga policia, të ketë patur armë pa leje me vete, por ekziston edhe mundësia që mjeti të ketë qenë i vjedhur.

Policia ka dyshime të forta se mjeti mund të jetë vjedhur ose drejtuesi po tenton t’iu fshihet uniformave blu, ndërsa në këto momente po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e shoferit.

Mësohet se forca të policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime për zbardhjen e ngjarjes. Mjetit të blinduar me targa ruse po i kontrollohet dokumentacioni dhe numri i shasisë, për të zbuluar më tepër rreth vendit të origjinës.

Po ashtu, uniformat blu kanë ngritur disa postblloqe dhe patrulla për të krehur zonën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet