Aksident i 3-fishtë në Lushnje-Fier, plagosen 2 persona (Foto)

Një aksident i 3-fishtë është regjistruar ditën e sotme në Lushnje-Fier, pranë zonës Bishqethëm.

Dy prej makinave përfunduan në kanalin e ujërave të zeza, ndërsa drejtuesi i automjetit të tretë u largua nga vendngjarja.

Fatmirësisht nuk ka patur viktima, por drejtuesit e dy mjeteve kanë marrë plagë të lehta.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe nisi punën për zbardhjen e përplasjes së 3-fishtë edhe pse dyshimet e para janë një parakalim i mundshëm i njërit prej automjeteve të përfshirë në aksident.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet