
Këshilli i Ministrave ka vendosur përdorimin e fondit prej rreth 4.8 miliardë lekë për rindërtimin pas tërmetit në bashkitë që u dëmtuan rëndë nga goditja e 26 nëntorit.
Sakaq, 67% e këtij fondi shkon për Bashkinë e Durrësit, e cila pësoi edhe dëmet më të mëdha nga tërmeti me pasoja shkatërruese.
Ky fond do të përdoret për riparimin të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa, për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, dhe rikonstruksionit ose riparimit të mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa, në bashkitë Durrës, Tiranë, Lezhë, Krujë dhe Kavajë.
Shpërndarja e fondit sipas bashkive:
- Bashkia Durrës, 3.2 miliardë lekë, ku 2.1 miliardë lekë do të përdoret për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe rreth 1.1 miliardë lekë do të shkojnë për financimin për rikonstruksion ose riparimin e mjediseve në bashkëpronësi.
- Bashkia Tiranë merr një fond prej 702 milionë lekësh, rreth 80% e të cilit do përdoret për rikonstruksion dhe pjesa tjetër për ambientet e përbashkëta.
- Bashkisë Lezhë i transferohet fondi prej 249 mln lekësh për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa.
- Bashkisë Krujë i transferohet fondi prej 660.7 mln lekësh lekësh, për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa.
- Bashkisë Kavajë i transferohet fondi prej 18.2 mln lekësh, për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa që nuk duhen rindërtuar nga e para.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply