×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Akademia e Shkencave me 400 dryne

Valbona Nathanaili

Përpara disa ditësh, Prof. Artan Fuga në faqen e tij, kishte postuar një draft në lidhje me reformimin e Akademisë së Shkencave. Fillimisht, dua të them se më ka bërë gjithnjë përshtypje qasja që kemi ndaj Akademisë dhe vetë titullit “Akademik”. Ndërsa Akademia wshtw shumë hermetike dhe pwrjashtuese, vetë titulli “Akademik” perceptohet si një gradë që mund të merret vetëm pasi je bërë Profesor, dmth vetëm sipas linjës: Universitet-Akademi. Për fat të keq, edhe z. Fuga ruan të njëjtat qasje. Akademia vazhdon të ketë 400 çelësa e dryne, ndërsa kishte rreshtuar aq shumë kërkesa për t’u bërë Akademik, sa një çast mendova se nuk i plotësonte as vetë dhe duhet të jepte dorëheqjen. Sigurisht që një qasje tjetër, me një frymë më gjithëpërfshirëse dhe në të njëjtën kohë me përgjegjësi e detyra konkrete për “Akademikët” kërkon tjetër përgjegjshmëri dhe angazhim, – të cilat besoj se Prof. i ka pasur në vëmendje – por sa kohë shtrohet nevoja për ndryshim, të paktën ligji a nisma për reformë të japi shpresë se diçka po ndryshon për më mirê.

Artan Fuga reagoi duke postuar këtë pjesë të platformës së tij:   

Neni 2 : Statusi institucional

  1. Akademia e Shkencave dhe e Novacionit Teknologjik e Republikës të Shqipërisë udhëhiqet nga interesat më të larta kombëtare, nga e vërteta shkencore, si edhe nga parimet e lirisë të mendimit dhe kërkimit shkencor të pavarur , nga fryma e demokracisë në vendimmarrje si edhe nga vlera si etika e lartë dhe dinjiteti personal dhe institucional.
  2. Akademia e Shkencave dhe Novacionit Teknologjik gëzon autonomi financiare dhe administrative në bazë të parimeve themelore që drejtojnë çdo institucion kërkimor- shkencor apo universitar publik.
  3. Akademia e Shkencave dhe Novacionit Teknologjik e Republikës të Shqipërisë ka selinë e vet në Tiranë dhe zotëron logon e vet zyrtare, e cila përcaktohet në Statutin Themeltar të saj.
  4. Akademia e Shkencave dhe Novacionit Teknologjik përbëhet prej një bashkësie prej jo më shumë se 30 kërkuesish shkencorë, shkencëtarësh dhe intelektualësh të nivelit shumë të lartë që emërtohen : « Anëtarë të Akademisë të Shkencave dhe të Novacionit Teknologjik».

Akademia e Shkencave dhe e Novacionit Teknologjik përfiton edhe nga kontributi i 100 anëtarëve korrespondentë. Mënyra e kontributit të anëtarëve korrespondentë, të drejtat dhe detyrat e tyre përcaktohen konkretisht në statutin e Akademisë. Si anëtarë korrespondentë janë automatikisht të gjithë anëtarët e Akademisë të Shkencave dhe të Novacionit Teknologjik që kanë mbushur moshën e pensionit.

  1. Akademia e Shkencave dhe e Novacionit Teknologjik ka edhe një numër të kufizuar “Akademikë Nderi”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Cili Covid-19 po i vret vërtet shqiptarët?

Cili Covid-19 po i vret vërtet shqiptarët?

Publikuar më 13.08.2020
Nga Flutura Açka Kisha disa ditë që lëkundesha, në duhet t’i...

Nga Flutura Açka Kisha disa ditë që lëkundesha, në duhet t’i hidhja këto shënime, por disa humbje të rëndësishme të ditëve të fundit, më shtynë t’i shkruaj. Prej disa javësh në Shqipëri, edhe pse e ekspozuar shumë për shkak të disa lëvizjeve rrotull, jam përpjekur të zbatoj në ekstrem të gjithë protokollin që kërkon mbrojtja […]

Lexo më shumë

Në lexim kritik i libriti “Nëna Terezë: Shenjtorja dhe kombi i saj”

Në lexim kritik i libriti “Nëna Terezë: Shenjtorja dhe kombi i saj”

Publikuar më 12.08.2020
Miku dhe bashkatdhetari im studiues Gëzim Alpion, i cili lig...

Miku dhe bashkatdhetari im studiues Gëzim Alpion, i cili ligjëron në Universitetin e Birmingham-it, i ka përkushtuar një copë të madhe të karrierës së tij akademike hetimit, ndriçimit dhe shkolitjes së personalitetit jashtëzakonisht kompleks të Gonxhe Agnes Bojaxhiut. Bota e njeh atë më mirë si Nëna Terezë. Unë e konsideroj këtë përkushtim të Alpionit një […]

Lexo më shumë

Nuk do të pranohen pazare me Greqinë për detin

Nuk do të pranohen pazare me Greqinë për detin

Publikuar më 11.08.2020
Koço Kokëdhima Bashkohem me shqetësimin e Këshillit të Ambas...

Koço Kokëdhima Bashkohem me shqetësimin e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë për presionet e Greqisë ndaj Shqipërisë për rifillimin e negociatave për një Marrëveshje mbi Detin, mbi përcaktimin e Zonës  Ekskluzive Ekonomike, pasi mbylljes së marrëveshjeve me Italinë e me Egjiptin dhe bisedimeve me Izraelin, Qipron, Libinë, etj. Është shqetësuese mungesa e informacionit nga ana e […]

Lexo më shumë

Qeveria t’i dalë për zot epidemisë

Qeveria t’i dalë për zot epidemisë

Publikuar më 07.08.2020
Koço Kokëdhima Situata në Shqipëri për shkak të koronavirusi...

Koço Kokëdhima Situata në Shqipëri për shkak të koronavirusit po bëhet dramatike. Vetëm dje kishim 6 viktima dhe 139 të prekur. Kosova dhe Maqedonia e Veriut nga vjen fluksi më i madh i turistëve kanë shifra rekord, parkatësisht me 15 pacientë të vdekur e 213 raste të reja dhe 6 vdekje dhe 88 raste të […]

Lexo më shumë

Moratorium për tenderat grabitës

Moratorium për tenderat grabitës

Publikuar më 07.08.2020
Arben Rrozhani Sekretar i PR i partisë ‘Zgjidhja’ Raporti i ...

Arben Rrozhani Sekretar i PR i partisë ‘Zgjidhja’ Raporti i EUROSTAT se ekonomia shqiptare ka humbur rreth 400 milionë euro që në tremujorin e parë të këtij viti si pasojë e tërmetit dhe e pandemisë duhet të jetë alarm për Ministrinë e Financave. Vendi është më i godituri në rajon dhe Europë dhe rikthimi në […]

Lexo më shumë

Brenga e një emigranti!

Brenga e një emigranti!

Publikuar më 05.08.2020
Silvana Begaj I dashur baba! (Ajo që e vuante mosbindjen tim...

Silvana Begaj I dashur baba! (Ajo që e vuante mosbindjen time si fëmijë ishte mami. Por le të jetë kjo letër vetëm e jona. Vetëm e ne të dyve.) E di, nëse unë të shkruaj një letër ti do mendosh se dua të të kërkoj dicka dhe mënyra më e mirë për të të bindur […]

Lexo më shumë

Diaspora nuk ka nevojë për mashtrime

Diaspora nuk ka nevojë për mashtrime

Publikuar më 05.08.2020
Anxhela Likrama Kryetare e Forumit të Politikave në partinë ...

Anxhela Likrama Kryetare e Forumit të Politikave në partinë ‘Zgjidhja’ Tenderi për blerjen e 2000 lojërave “Mos u nxeh” organizuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, në varësi të ministrit të shtetit për Diasporën, nuk është lojë “novative” apo një program plotësues i mësimdhënies për fëmijët, siç u munduan ta justifikojnë drejtuesit e saj. Është […]

Lexo më shumë

Ndryshimi i vetëm që i duhet bërë kushtetutës

Ndryshimi i vetëm që i duhet bërë kushtetutës

Publikuar më 30.07.2020
Koço Kokëdhima Rilindja i vuri sot një mballomë tjetër Kusht...

Koço Kokëdhima Rilindja i vuri sot një mballomë tjetër Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me 106 votat gjoja për listat e hapura që do jenë sërish të kryetarëve dhe ndalimin e koalicioneve paragjedhore. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë u bë copash me amendimet e viteve 2007, 2008, 2012, 2015, 2016 dhe ndryshimin e sotëm, si […]

Lexo më shumë