Akademia e Shkencave ka nevojë për vizion

Andrea Papa
 
Akademia e Shkencave ka nevojë që të sjellë në Shqipëri kapitalin e vërtetë shkencor, i cili është i pasuruar me njohuri dhe eksperiencë perëndimore. Akademia e Shkencave ka nevojë për vizion. Ka nevojë të shndërrohet në ‘fabrikën’ që do të edukojë dhe prodhojë politika dhe strategji transformuese në të gjithë mekanizmin e zhvillimit shkencor dhe teknologjik të vendit. Asnjë universitet kërkimor në Shqipëri. Asnjë park innovacioni. Vetëm fonde per workshop-e dhe trajnime pa eficencë për të ushqyer OJF-të dhe administratën. Nuk rregullohen sistemet funksionale nga të njëjtët njerëz që i krijuan ato.
Nuk mund të ndërtosh mbi një themel që është projektuar për 1 kat. Pranojeni atë që është e dukshme. Shqipëria nuk ka versionet më të mira të kapitalit intelektual në qeverisje në çdo sektor. Nuk e kuptoj pse duhet të kemi sisteme “honorifike”. Kam konkluduar se intelektualët e vërtetë nuk besojnë në parti dhe fe… Intelktualët e një kombi duhet t’i bashkojë tjetër gjë. Vetëm ata munden ta bëjnë një komb të përparojë me dijen dhe vizionin e tyre. Unë besoj se thjesht është çështje kohe të rrjetëzohen dhe të sinkronizohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet