“Air Force One” zbarkon në Londër, Trump i kapur për dore me Melaninë, masa të papara sigurie (FOTO)

Foto 1 nga 12 Pas Para

Avioni presidencial i SHBA-ve është ulur sot në Britaninë e Madhe, në vizitën e tij të parë zyrtare në vendin e Brexit.

Menjëherë pas shkeli tokën britanike, Trump tha: “Mendoj se më pëlqejnë shumë në Britaninë e Madhe, janë njerëz të mrekullueshëm”.

“Air Force One” u ul në aeroportin “Stansted Airport”, ku shefi i Shtëpisë së Bardhë u shfaq duke kapur përdore me Zonjën e Parë Melania Trump.

Mësohet se në këtë vizitë 4-ditore ai do të takojë kryeministren May dhe mbretëreshën. Trump ka marrë me vete 1000 persona nga stafi i tij në Britaninë e Madhe.

Ai shoqërohet nga një autokolonë gjigande makinash të zeza 4×4, një eskortë policore, dhe helikopterët “Marine One”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet