“Ah, ç’i bëra vetes”, momenti i shpërthimit në Yzberisht, edhe një burrë i plagosur lehtë

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Yzberishtit. “Shekulli” siguron pamjet, pak pas plasjes, dhe momentet kur nxirret për të marrë ndihmën në spital gruaja e plagosur.

Goditja nga shpërthimi i gazit ka qenë aq e fortë, sa ka alarmuar edhe banorët e pallateve përreth.

Pak para se të mbërrinte Ambulanca, në gjendje traume, por edhe e rënduar psikologjiskëshit, e plagosura dëgjohet të thotë në një moment “Ah, ç’i bëra vetes”.

Ngjarja ka ndodhur në orën 7.25 të mëngjesit në një lokal Fast-Food në rrugën “3 Dëshmorët”, ndërsa pronarja aktualisht është nën kujdesin e mjekëve në pavijonin e Djegie Plastikës.

Përveç bashkëpronares së biznesit, K. S., e cila u nis me urgjencë drejt spitalit, të plagosur kanë mbetur edhe dy punonjëse (sipas raportimit të policisë), të cilat janë transportuar me një ambulancë të dytë.

Por “Shekulli” mëson se për rastin në fjalë në spitalin e traumës është dërguar një burrë, me dëmtime të lehta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet