Agresori i dyshuar i Stokholmit pranon fajësinë në gjykatë

I dyshuari për sulmin vdekjeprurës me kamion, që ka tronditur Suedinë në prill të vitit 2017, e ka pranuar fajësinë në ditën e parë të gjyqit të tij në një gjykatë në Stokholm. Avokati i Rakhmat Akilov tha se ai ka dashur të shkaktojë “frikë” dhe të nxjerrë Suedinë nga koalicioni që udhëheq SHBA-ja kundër grupit militant Shteti Islamik. Akilov, shtetas i Uzbekistanit, akuzohet për përplasjen e kamionit për një turmë njerëzish në një rrugë këmbësorësh në Stokholm, më 7 prill. Në këtë incident janë vrarë pesë njerëz, shkruan Rel.

Prokuroria ka kërkuar dënim të përjetshëm me burg për 39-vjeçarin. Akilov do t’i adresohet gjykatës më 20 shkurt. Gjyqi pritet të zgjasë deri në maj, ndërsa vendimi do të merret muajin pasues. Përgjegjësinë për sulmin në Stokholm nuk e ka marrë asnjë grup.

 

 

 

Të tjera

Enklava apo komuna?

Emilie Fort Pothuajse një vit më parë, kur shkëmbeva disa email-e, me një profesoreshë në Beograd, unë theksova përdorimin e…

Abissnet