Agolli rikthehet në Shqipëri, nis stërvitjen në stadiumin e Tiranës

Publikuar më 02. 01. 2018 nga Eno Shkëmbi

Kapiteni i Shqipërisë Ansi Agolli është fotografuar së fundmi duke u stërvitur në stadiumin e Tiranës “Selman Stërmasi”.

Ai ndodhet prej ditësh në kryeqytet pasi ekipi i tij Karabaku ndodhet me pushime dimërore.

Por edhe pse me pushime kapitenit 35-vjeçar nuk i ndahet shpirti nga stërvitja.

Tirana mund të konsiderohet “shtëpia” e Agollit, i cili ka luajtur më parë për bardhëblutë dhe nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën që të mbyllë karrierën me kryeqytetasit.