Aeroporti i Vlorës, Kokëdhima: Rama mashtron se ky është investim turk, fatura rëndon mbi shqiptarët

Kreu i ZGJIDHJA-s, Koço Kokëdhima, i cili ka qenë zëri i vetëm në politikë dhe jashtë saj që ka kritikuar qeverinë për dhënien e koncesioneve, ka folur për projektin që ka ndërmarrë qeveria shqiptare për ndërtimin e një aeroporti në Vlorë.

Identifikimi i Turqisë si aleat strategjik është një budallallëk i qeverisë sonë. Turqia është vend mike e  Shqipërisë dhe kanë marrëdhënie shumë të mira edhe Greqinë. Ne kemi një trashëgimi kulturore dhe miqësore me Turqinë siç kemi një komunitet shqiptar prej 5 deri në 7 milionë që jeton në Turqinë e sotme. Por nuk është Turqia aleati jonë strategji, ai është një vend mik dhe ne duhet të zhvillojmë marrëdhënie me interes të ndërsjelltë shtetëror me Turqinë. Ky është përkufizimi që ka ZGJIDHJA në raport me politikën e saj të jashtme në lidhje me Turqinë. Qeveria jonë, ky kryeministër nuk e ka idenë e shtetit e as të politikës së jashtme. Ky është një njeri i çoroditur, nuk  e ka idenë e institucioneve, ky ka idenë e marrëdhënieve personale, dhe karrigeve personale. Është një person tërësisht karagjoz në detyrë.  Marrëdhëniet personale i përkthen si interesa strategjike të kombit dhe shtetit tonë. Na e paraqet këtë projekt, aeroportin e Vlorës por edhe projektet e tjera si investime domethënëse të Turqisë. Këto janë mashtrime të mëdha, shpëlarje truri, hi syve që u hidhen shqiptarëve. Aeroporti i Vlorës është një investim i popullit shqiptar, është një borxh i fshehur i Shqipërisë. Shqipëria merr borxh nga një ndërmarrje, kompani turke private, ajo ndërton koncesionin njësoj siç ndërtohet koncesioni i rrugës së Arbrit, ku përgjegjësinë për shlyerjen e borxhit e ka qeveria. Koncesionari duhet të nxjerrë lekët çdo vit dhe po nuk i nxori lekët ia paguan qeveria jonë. Po të flasim për aeroportin e Vlorës është e sigurt që nuk do të nxjerrë dot asnjë kokërr leku sepse nuk është projekt fizibël. Këtu po bëhet rruga nga mbikalimi i Rinasit deri në Rrogozhinë me by passin e Fierit dhe bëhet rruga Tiranë-Vlorë bëhet më pak se një orë. Aeroportet duhet të jenë në distancë një orë nga njëri -tjetri. Ju keni shumë të drejtë ku thoni se çmimet janë shumë të larta”, tha kreu i ZGJIDHJA-s.

Projekti, i cili pritet të vihet në zbatim falë një investimi nga një kompani turke, sipas Kokëdhimës nuk do të jetë gjë tjetër veçse një faturë më shumë që do të rëndojë mbi kurrizin e shqiptarëve. Kokëdhima ka përmendur këtu edhe rastin e dhënies me koncesion të Aeroportit të Rinasit, që duhet të kishte përfunduar në vitin 2020, por që qeveria shtyu kontratën për interesa të saj.

Unë iu them me përgjegjësi të plotë se ka një zë të vetëm kundër koncesionit të Rinasit. Vetëm Koço Kokëdhima. Unë kam dalë në konferencë shtyp dhe kam deklaruar se PS dhe PD që nëpërmjet këtij koncesione do t’i shkaktojnë popullit tonë fatura shumë të rënda. Ne sot paguajmë 10 -fishin e biletave. Çmimet tona janë katastrofike. Unë i kam paralajmëruar këto dhe çfarë bëri PD? Mbështeti  plotësisht koncesionin e Rinasit. Çfarë bëri PS? PS e votoi. Ata votuan bashkë këtë koncesion që u pagua shumë shtrenjtë nga shqiptarët. Do të duhej të ishte përfunduar në vitin 2020. Shtyrja që i kanë bërë këtij koncesioni është përsëri zgjatja e këtyre faturave. Këto janë gënjeshtra që bën qeveria. Ata vazhdojnë të bëjnë korrupsion.  E dini se çfarë do ndodhte në 2020? Koncesioni i Rinasit do të bëhej pronë e shtetit, pronë e popullit dhe qeveria do të kishte mundësi që në këtë pronë ti linte agjencitë të punonin me konkurrencë dhe të bënte uljen e biletave”, tha  Kokëdhima duke bërë edhe një krahasim me një nga aeroportet në rajon, atë të Maqedonisë që ka dhe çmimet e tarifat më të ulëta.

Këta e kanë shpallur armike  pronën e përbashkët, këta nuk duan pronë shtetërore, këta duan ta grabisin ditë e natë. Këta nuk ndalen pa grabitur çdo pasuri shtetërore dhe pronë të përbashkët, ky është i vetmi shtet, e vetmja qeveri që e asgjëson pronën e përbashkët. Edhe burime natyrore këta i privatizojnë. Edhe kromin, edhe bakrin e minierat janë thjeshtë të koncesionarit të tyre dhe jo të popullit shqiptar. Populli shqiptar nuk ka asgjë. Ai koncesion për të cilin flasim nuk luftohet me aeroportin e Vlorës. Ai nuk duhej shtyrë asnjë ditë, duhej kthyer në pronë shtetërore dhe më pas të aplikoheshin politikat për lirinë e konkurrencës dhe për futjen e agjentëve të rinj në treg. Nëse do të duhej një aeroport tjetër? Po. Do të kishte kuptim një aeroport nga Saranda në Gjirokastër që do ishte në ndihmë të turizmit. Ka kuptim edhe në Vlorë një aeroport por që nuk e paguan populli shqiptar. Po qe se e dëshiron ajo kompania turke të bëjë një aeroport në Vlorë më riskun e saj pse jo, ne jemi dakord. Duan të bëjnë aeroporte? Po, por në një distancë që nuk e dëmton mjedisin, nuk e dëmton zonën turistike të Vorës. Aty ka plotë hapësira që nuk krijon probleme për mjedisin. Marrëveshje me aleatë strategjikë thoshte edhe Fatosi dhe shkoi e dha Bankën Tregtare të Shqipërisë me 1 dollarë. Banka që kishte brenda 100 milionë dollarë kesh të ndërmarrjeve shtetërore e shiti vetëm për 1 dollar. Për këto investime të partnerëve strategjikë flasim ne? Jo këto nuk janë investime. Janë akte korruptive, janë marrëveshje të kryeministra për karrigen e tyre personale“, shtoi më tej kreu i ZGJIDHJA-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet