Adriana Lima nis pushimet me të dashurin e ri turk (Foto)

Modelja me famë botërore, Ardiana Lima është tashmë në një lidhje me një tjetër turk. Pas ndarjes nga shkrimtari turk, ajo është hedhur në krahët e një biznesmeni.

Modelja braziliane tanimë ka nisur pushimet verore me turkun, Emir Uyar.

Duket se 38-vjeçarja, e ka kaluar lehtë ndarjen nga shkrimtari Metin Hara. Ajo ka lënë gjithçka pas dhe po relaksohet në krah të biznesmenit të njohur turk.

Dyshja është fotografuar dorë për dore teksa shëtisin në qytetin turistik grek të Mikonosit.

Bukuroshja 38-vjeçare kishte veshur një fustan të gjatë rozë të kombinuara me sandale të zeza dhe një çantë të vogël.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet