×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Adrian Anthony Gill dhe ‘artistët’ që rikthyen ‘Prefektin’ në teatër: Me shqiptarin më së keqi tallet … shqiptari!

Agron Shala

Në vitin 2006, Adrian Anthony Gill e boton një shkrim në “Sunday Times”. Shkrimi me titull “Shqipëria, toka që koha e harroi”, është hequr nga interneti në bazë të ankesave të shqiptarëve që e kanë cilësuar si antishqiptar, racist e të mbushur me të pavërteta. Këtë vendim e merr trupi rregullator – Komisioni i Ankesave – që përfshin botuesit kryesorë të Britanisë së Madhe.

I mbaj mend reagimet kundër këtij shkrimi, në forume e në mediat e Shqipërisë. Kanë reaguar edhe shqiptarët e Kosovës. Por, në Shqipëri nuk kishte shumë reagime kur, po atë vit, Maks Velo e ofendoi shqiptarin e Kosovës me zhargonin fashist të regjimit të Milosheviqit. Njësoj si Gilli Shqipërinë.

Arsyeja pse i rikthehem këtij shkrimi është se këto ditë në Tiranë u inskenua, sërish, “Prefekti” – këtë herë me regji të Spiro Dunit e me Arben Derhemin në rolin kryesor (që bënte zhurmë për mbrojtjen e ndërtesës së vjetër të Teatrit Kombëtar, po që shpejt i tradhtoi shokët); një “komedi” që e baltosi një intelektual e patriot si Qazim Mulleti dhe që e shkatërroi jetën e gruas e fëmijës të vetëm të tij, Reshitit (që përfunduan të përbuzur nëpër kampe). Reshiti u internua si i ri, del nga internimet si plak. I tallur gjithmonë, si “Shiti” i “Prefektit”. Prandaj, nuk u martua e as krijoi familje. “A ka më fatkeq se unë? Gjithë jetën u talla, u përqesha, me emrin tim u abuzua. Cili djalë do të sillej ashtu me një baba aq të mirë, të mrekullueshëm si i imi, që ishte i kulturuar, që kishte dhënë ndihmesën për Shqipërinë, që kishte studiuar e mbaruar universitetet dhe e kaloi jetën në mërgim, larg atdheut”, ka thënë ai (siç citohet nga një dokumentar i përgatitur nga gazetarja Admirina Peçi).

Duhet të përsëritet kjo: Qazim Mulleti ishte poliglot, i shkolluar në Turqi e në Austri, patriot që luftoi edhe për Kosovën e që si prefekt i Tiranës i realizoi ndërtesat më moderne të asaj kohe, që edhe sot janë identitet i qendrës së kryeqytetit të Shqipërisë.

E, ai ende tallet … nga Njeriu i Ri shqiptar i “demokracisë”.

Por, të kthehemi te shkrimi kontrovers i Gillit, që vërtetë është tallës ndaj shqiptarëve dhe që nuk të bën të ndihesh mirë kur e lexon. Por, fyese është edhe rivënia në skenë e “Prefektit” – sidomos kur dihet se artistët, në botën normale e humane, kanë për detyrë t’i afrojnë njerëzit e të mos krijojnë ndarje e konflikte.

Gill shkrimin e tij e nis me fluturimin me kompaninë “Albatros Airways”. Sipas tij, shqiptarët janë të vetmit që i emërtojnë aeroplanët me emrin e një zogu që është sinonim i fatkeqësisë e që, në rastin e Shqipërisë, nuk i afrohet Adriatikut (që prek brigjet e Shqipërisë).

Për të Shqipëria është vend për të qeshur; është edhe tragjik. E përqesh Tiranën ku ballafaqohen arkitektura fashiste me atë komuniste, ndërsa për Edi Ramën thotë se – meqë Njeriu i Ri shqiptar më 1992 nuk mundte të ndryshonte asgjë pas mizërisë dhe monotonisë 50-vjeçare komuniste – solli “ndriçim” me ngjyrat të cilat kompania angleze “Homebase” nuk mundte t’i shiste.

E përmend se Traktati i Londrës i vizatoi kufijtë e Shqipërisë për të kënaqur Serbinë, Greqinë e Rusinë, e për t’i lënë shumicën e shqiptarëve jashtë shtetit të ri, sidomos Kosovën. Ndërkaq, shton se Shqipëria u bë vend i eksperimenteve ku Ahmet Zogu u bë monarku i fundit i vetëshpallur në Evropë, një burrë që edhe Charlie Chaplinin do ta bënte të dukej serioz (e që pas pushtimit nga Italia, sundoi nga hoteli luksoz “Ritz” në Londër). Për Enver Hoxhën ka thënë se ishte një nga diktatorët më të çuditshëm të Luftës së Ftohtë që e bëri Shqipërinë shtetin e vetëm maoist në Evropë.

Gill ka shkruar se Shqipëria është vatër e tregtisë së seksit në Evropë; se shqiptarët i kontrabandojnë në Perëndim femrat nga Ukraina e nga Moldavia; se e kontrollojnë tregun më të madh të armëve ilegale, me kallashnikovin më të lirë që mund të blihet. Pas viteve të talljeve e pushtimeve thotë se shqiptarët u bënë të frikshëm. Flet për hakmarrjen dhe foshnjat që lindin për të vdekur, për çka Kanunin e Lekë Dukagjinit e quan “Doracak për vrasësit”. “Prandaj, shqiptarët janë të mirë në organizimin e krimit”, thotë ai. Ndërsa, shqipja për të është një gjuhë që ka pak gjuhë të njohura të përafërta me të (e me shumë shkronja). “Thonë se është e pamundur ta mësosh shqipen pas moshës dyvjeçare. Thonë se ka theks të rëndë. Fakti se nuk e flet askush tjetër, është kod i gatshëm për kriminelët”, shton ai.

Ai flet edhe për ndarjet mes toskëve dhe gegëve. Gegët thotë se janë të ashpër, të paprekshëm, agresivë; jugorët janë të edukuar, të civilizuar, të italianizuar. “Si Anglia”! Tallet me mënyrën e jetesës së fshatarëve, pranë bagëtive, si në Evropën e shekullit XVI; tallet edhe me bunkerët kudo, të ndërtuara nga paranoja e Enver Hoxhës.

“Industria më e madhe në Shqipëri është spastrimi i parave dhe ndërtimtaria, si mënyrat më të lehta për ta kthyer vesin në virtyt. Ka mijëra ndërtesa pa kulm apo pa dritare, me flamurin ikonik shqiptar tek valon e që, përshtatshëm, është shqiponja me dy krena që sheh në dy drejtime të njëjtën kohë”, thotë ai. “Shqipëria është rrethuar përherë nga armiqtë, por është ndarë edhe mes vete”.

Shkrimi i Gillit dhe reagimet e shqiptarëve ndaj tij ta kujtojnë një rrëfim të Skënder Luarasit që ishte kundërshtar i madh i Ahmet Zogut. Në një udhëtim për në Bari, me një italian që e quajti Zogun të shëmtuar, Luarasi reagon. “Kë shan ti mor mut! Mbretin tonë?! E ke parë more sa i bukur, i gjatë e i drejtë si selvi është, dhe atë Viktor Emanuelin tuaj e përdor për lugë këpucësh po të dojë! Po sa gjuhë flet mbreti ynë, i juaji nuk di fjalë në italisht more qyqan”, citohet të ketë thënë ai (sipas Ilir Kadisë që e kishte dëgjuar këtë rrëfim nga Omarët e Gjirokastrës).

Morali i këtij rrëfimi me Skënder Luarasin mëtohet të jetë ky: Jashtë Shqipërie Shqipëria nuk shahet! E brenda, po, të shahet e të përdhoset!

Gazetari Adrian Anthony Gill vdiq më 2016. Në In Memoriamet e publikuara pas vdekjes së tij u cilësua si “një nga stilistët më të mëdhenj të gazetarisë moderne” dhe si “gjigant mes gazetarëve”. Kur është fjala te Komisioni i Ankesave, deri më 2010 ishin 62 të tilla kundër tij. Sepse, ai nuk është marrë, si me inat, veç me shqiptarët. Më 1997 uellsianët i cilësoi si “llafazanë dinakë, gënjeshtarë të pamoralshëm, trollë të vegjël të vonuar, të paarsyeshëm, të errët, të shëmtuar e të ashpër”. Për kontenë e Norfolkut ka thënë se është “hernia në fund të Anglisë”. I ka tërbuar aktivistët për mbrojtjen e shtazëve, kuzhinierët e pronarët e restoranteve, të famshmit e Britanisë së Madhe, grupet e caktuara shoqërore, si homoseksualët (për shqiptarët ka thënë se nuk e vendosin rripin e sigurisë në vetura, sepse e cilësojnë si simptomë të homoseksualizmit pasiv) …

Por, më 2006, Gilli ishte shumë i urryer nga shqiptarët, pa çka që në shkrimin e tij ka shumë të vërteta, p. sh. kur thotë se studenti është si vokacion meqë nuk kanë punë për të studiuar, apo se shqiptarët, me Skemat Piramidale, donin të jetonin pa punuar. Nuk ka gënjyer shumë as për krimin e organizuar, as për Ahmet Zogun e as Enver Hoxhën; as për armiqtë e jashtëm e as ata të brendshëm. Dhe, në mënyrë indirekte e fajëson të kaluarën komuniste. Por, kjo e kaluar nuk e ka veç një adresë e një emër për t’u fajësuar – Enver Hoxhën. Fajtorë ishin shumica që duruan dhe e përbuzën tjetrin. Si Reshitin, të birin e vetëm të Qazim Mulletit, që edhe fëmijët e tallnin. Kështu e rrëfen ai një episod të jetës së tij: “Morëm leje dhe dolëm në qytetin e Lushnjës. Në një moment më thotë nëna: ‘Shiti, dikush po na thërret’! Më erdhi shumë keq, por u detyrova dhe i thashë: ‘Non’ nuk o t’u na thirr kush, po nga altopalanti jepet komedia e po na qeshin, po na tallin, po na vënë në lojë, po argëtohen’. Ajo m’u përgjigj: ‘Na marrshin të keqen’! Dhe, unë i thosha vetes: ‘Na i morën të gjitha, na çvatën, por na dëmtuan edhe imazhin tonë të mirë; tani ishim vetëm personazhe groteske, butaforike’. U larguam nga qyteti, dorë për dore, nënë e bir. Ecnim në drejtim të kampit të internimit”!

Kur jemi te Gilli, vlen të përmendet vepra “Guernica” e Picassos, e realizuar më 1937 kur Gjermania naziste bëhej gati për luftë e Hermann Goering – për ta testuar aviacionin, e gjoja për ta mbrojtur gjeneralin Franco – e bombardon qytetin Gernika. Bombardimi ishte i tmerrshëm, për çka Picasso inspirohet për pikturën e tij anti-luftë, “Guernica”. Pas pushtimit nazist të Francës, Picasso nuk u largua nga Parisi. Gjatë një kontrolli të Gestapos, kur një oficer gjerman e sheh fotografinë e pikturës “Guernica”, e pyet: “E ke bërë ti?” “Jo, e keni bërë ju!”, përgjigjet Picasso.

Pra, për shumë tallje të të huajve, arsyet duhet kërkuar edhe te shqiptarët. Ndërsa, arti nuk bëhet për të qenë veç lajm që nxit veç debate koti, aq më pak për ta linçuar dikë apo për të hapur plagë të pashëruara. Përderisa nuk ka empati për vuajtjen e njeriut të vet, për të vërtetën, për të ardhmen e brezave të rinj, shqiptari do të tallet gjithmonë nga i huaji. Fatkeqësisht, shqiptari tallet më së shumti me veten. Prandaj, në pjesën më të madhe të shkrimit të Gillit bashkautorë janë shqiptarët. Përfshirë Spiro Dunin e Arben Derhemin. Sepse, siç ka thënë Faik Konica në një shkrim të botuar në “Albania”, më 1897: shqiptarët janë të prirë për të përmendur armiqtë, si dhelpërinë e grekut, gjarpërinë e shqeve (serbëve) dhe trashërinë e halldupëve (osmanëve dhe atyre që ua mbajnë anën atyre), por nuk e pranojnë këtë: se armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, e jo të tjerët.

*Autori është gazetar dhe publicist në Kosovë

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ish-modelja Carré Otis tregon përdhunimet dhe drogimin e detyruar: Drejtori kishte të gjithë pushtetin dhe unë nuk mund të rezistoja

Ish-modelja Carré Otis tregon përdhunimet dhe drogimin e detyruar: Drejtori kishte të gjithë pushtetin dhe unë nuk mund të rezistoja

Publikuar më 25.06.2022
Me fytyrën e saj impresioniese, dikur modelja aspirante Carr...

Me fytyrën e saj impresioniese, dikur modelja aspirante Carré Otis u kontaktuar nga agjentët e modelingut sapo fotoja e saj ra në tavolinën e shefit të agjencisë më të madhe të modeleve. Në moshën 16 vjeçare ajo nënshkroi me ‘Elite Model Management’ – ku janë krijuar gjithashtu supermodelet si Naomi Campbell, Cindy Crawford e Helena Christensen, shkruan në […]

Lexo më shumë

Masakër në një ‘gay-bar’ në Oslo, dy të vdekur dhe 14 të plagosur

Masakër në një ‘gay-bar’ në Oslo, dy të vdekur dhe 14 të plagosur

Publikuar më 25.06.2022
Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë u plagosën orët e para...

Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë u plagosën orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal homoseksualësh në Oslo të Norvegjisë. Policia ka bërë me dije se një person i dyshuar si autor i ngjarjes është arrestuar dhe janë sekuestruar dy armë. Policia e armatosur rëndë e pajisur me jelek antiplumb […]

Lexo më shumë

Gjykata e Lartë pendohet pas 50 vitesh, rikthen ligjin që ndalon abortin në SHBA

Gjykata e Lartë pendohet pas 50 vitesh, rikthen ligjin që ndalon abortin në SHBA

Publikuar më 25.06.2022
“Përmbysja e së drejtës së një gruaje për abort nga Gjykata ...

“Përmbysja e së drejtës së një gruaje për abort nga Gjykata e Lartë të premten ishte një rrufe ligjore, politike dhe shoqërore që meriton termin e mbipërdorur “historik” sepse do të ndryshojë jetën në shumë mënyra, shumë ende të panjohura.” Kështu hapet artikulli i medias së njohur amerikane “CNN” pas vendimit të Gjykatës së Lartë […]

Lexo më shumë

I bënë shantazh me video, historia dramatike e nxënëses së mitur në Kamëz që u detyrua të vidhte edhe mësuesen

I bënë shantazh me video, historia dramatike e nxënëses së mitur në Kamëz që u detyrua të vidhte edhe mësuesen

Publikuar më 25.06.2022
Një nxënëse në një shkollë në Kamzë është gjobitur nga shoqe...

Një nxënëse në një shkollë në Kamzë është gjobitur nga shoqet e saj deri aty sa është shtyrë që të kthehet në një hajdute. Ka arritur deri aty problematika saqë ajo në një rast vodhi çantën e mësueses mbasi nuk po siguronte para për të mbuluar kërkesat e shoqeve të klasës, të cilat kishin mësuar sekretin […]

Lexo më shumë

E shpëtoi trajnerja pasi i ra të fikët në pishinë, Federata përjashton notaren nga kampionati

E shpëtoi trajnerja pasi i ra të fikët në pishinë, Federata përjashton notaren nga kampionati

Publikuar më 25.06.2022
Federata Ndërkombëtare e Notit ka përjashtuar notaren Anita ...

Federata Ndërkombëtare e Notit ka përjashtuar notaren Anita Alvarez nga Kampionati botëror, pas incidentit që ndodhi në provat gjenerale përpara garës së Budapestit. Notarja amerikane shpresonte të merrte pjesë në finalen e ekipit pasi i ra të fikët në pishinë, por nuk është lejuar. 25-vjeçarja u shpëtua nga trajnerja spanjolle, Andrea Fuentes dhe kjo e […]

Lexo më shumë

Shqiptarët më pesimistët për të ardhmen në Ballkan, 42% duan të ikin

Shqiptarët më pesimistët për të ardhmen në Ballkan, 42% duan të ikin

Publikuar më 25.06.2022
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), publikoi sot rezulta...

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), publikoi sot rezultatet e Barometrit të Ballkanit 2022, nëpërmjet një ankete me rreth 6000 qytetarë në Bosnjë, Serbi, Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Rezultaet treguan se kënaqësia për jetesën aktuale mbetet e njëjtë (41%, e njëjtë si në vitin 2020), po pritshmëritë e rajonit për të ardhmen […]

Lexo më shumë

Vota në parlament për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, Rama: U shpëtua fytyra e Bullgarisë dhe e BE-së

Vota në parlament për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, Rama: U shpëtua fytyra e Bullgarisë dhe e BE-së

Publikuar më 24.06.2022
Parlamenti bullgar i dha mandat Këshillit të Ministrave për ...

Parlamenti bullgar i dha mandat Këshillit të Ministrave për të miratuar propozimin e Presidencës Franceze për heqjen e vetos për negociatat për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për projektvendimin e paraqitur nga Hristo Ivanov, kryetar i PG “Bullgaria Demokratike” (DB), votuan 170 deputetë, 37 ishin “kundër” dhe 21 “abstenuan”. Kuvendi i Bullgarisë ka ndryshuar kështu një rezolutë […]

Lexo më shumë

Shoferi parkon ‘Range Rover-in’ mbi ‘Golf’, policia e Londrës në alarm

Shoferi parkon ‘Range Rover-in’ mbi ‘Golf’, policia e Londrës në alarm

Publikuar më 24.06.2022
Policia e Londrës ka nisur një hetim pas raporteve për të sh...

Policia e Londrës ka nisur një hetim pas raporteve për të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e djeshme. Por policia është shtangur kur është hasur me një aksident “të çuditshëm.” Një Range Rover u gjet e parkuar mbi një makinë tjetër. Policia shkoi rreth orës 19:00 në një rrugë në periferi të West Hampstead, në veriperëndim të Londrës […]

Lexo më shumë