Adoleshenti shqiptar i trafikuar në Britani duhet të dëshmojë ditën e Krishtlindjeve

Një adoleshent shqiptar duhet të japë dëshmi tek autoritetet angleze të imigracionit ditën e Krishtlindjeve. Kujdestari i adoleshentit, i cili po lufton për qëndrimin e adoleshentit në Britani është njoftuar që duhet ta paraqesë atë për të dhënë dëshminë ditën e Krishtlindjeve.

Kujdestari John Stokes ka thënë se planet e familjes së tij ditën e Krishtlindjeve do të përqëndrohen në shoqërimin e djalit të tij Samet nga shtëpia në Yate, në qendrën e policisë Patchway për të raportuar në autoritet e imigracionit.

Krishtlindjet mund të jenë dita që Home office (department i qeverisë britanike që merret me këto çështje) do të vendosë të ndalojë, 18-vjeçarin shqiptar, duke e deportuar atë në vendin e lindjes në Shqipëri. Sameti është mbështetur nga një numër i madh njerëzish që i janë bashkuar peticionit duke kërkuar që ai të lejohet të qëndroje në Britani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet