Acari “pushton” vendin, ja çfarë ndodh me temperaturat

Temperatura të ulëta, mot shumë i ftohtë në gjithë vendin edhe gjate ditës së sotme. Meteoalb parashikon që temperaturat e ajrit vijojnë me rënie gjatë orëve të para të ditës ndërsa mbeten thuajse konstante në mesditë.
E mërkurë:
Mot i kthjellët por shumë i ftohtë mbizotëron të gjithë territorin shqiptar, por në Veri – Verilindje do të ketë edhe vranësira kalimtare e prezencë të mjegullës.
Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime dhe temperatura shumë të ulëta në gjithë Shqipërinë; kushte që vijojnë edhe gjatë orëve të natës.
Temperaturat e ajrit vijojnë me rënie gjatë orëve të para të ditës ndërsa mbeten thuajse konstante në mesditë kur pritet që maksimumi territorial të ngjitet në 10 – 11°C.

Të tjera

Abissnet