
Fluturimet janë pezulluar për ditën e dytë radhazi në Aeroportin e Stambollit, ndërsa veturave private u është ndaluar qarkullimi, pasi reshjet e dendura të borës shkaktuan kaos në qytetin më të madh të Turqisë. Por, pavarësisht kushteve të pafavorshme të motit, sot qytetarët kanë pritur në radhë të gjata për të blerë bukën e lirë, e cila shitej për 8 centë. (1.25 lira).
Një nga radhët më të gjata për të blerë bukën e lirë u krijua përballë Bufes së Bukës së Popullit tek Xhamisë Qendrore Sultançiftligi të Stambollit. Në videon e publikuar shihen qytetarët që prisnin të blinin bukë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply