Abuzimi me pronat në Ishëm, “arrest me burg” për 4 ish-zyrtarët

Publikuar më 11. 02. 2018 nga Dionis Xhafa

Gjykata ka dhënë masat e sigurisë në lidhje me ish-zyrtarët në Ishëm, që dyshohet se kanë abuzuar me pronat. Ish-zyrtarët akuzohen për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”. Katër ish-zyrtarët kanë kërkuar që të shihet masa e arrestit e dhënë kundrejt tyre, por gjykata ka qenë e ashpër në raport me ta dhe ka vendosur “arrestin me burg”. Masa e burgimit u mor për shtetasit Sulejman Ibrahimi, Ornela Shëmlikaj, Enver Shima, Shpresa Mërdita. Ish-zyrtarët akuzohen për abuzim me pronat. Ish-kryetar i komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi dhe tre vartës u arrestuan pasi Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” pasi akuzohen se kanë abuzuar me ndarjen e tokave sipas ligjit për tokën, dhe të disa kontratave qiraje për dhënie të hapësirës publike plazheve.

Operacioni nga prokuroria dhe Policia e Durrësit, ishte finalizim i një hetimi disa mujor ku ishin bashkuar disa procedime penale. “Pas një hetimi të kryer nga Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bashkëpunim me Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, në kuadër të procedimeve penale Nr. 1205. 2015, nr. 864.2016. 912.2016 nr. 1685.2016. nr. 2017.2016 dhe nr. 178.2016, të filluar për shkak të abuzimit me ndarjen e tokave sipas ligjit për tokën, dhe të disa kontratave qiraje për dhënie të hapësirës publike plazheve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Mirëpo, besohet se kjo është vetëm një dosje e abuzimet me pronat në Durrës. Kjo pasi prokurori Afrim Shehu dhe kryetari I policisë Alfred Çepe thanë se kanë të tjera raste nën hetim. Katër ish-zyrtarë tashmë janë në qeli, kurse hetimet vazhdojnë.

/D.Xh/