Abuzimet me tenderat në Ministrinë e Drejtësisë, arrestohet ish-zyrtari (Emri)

Është vënë në pranga ish-specialisti i IT-së në Ministrinë e Drejtësisë, ky i fundit ishte shpallur në kërkim për abuzime me tenderat. Policia arrestoi Lysien Ali, i cili ishte shpallur në kërkim prej 5 ditësh.

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës vendosi pak ditë më parë masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë. Ndaj Ali rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës në lidhje me 5 tendera të Ministrisë së Drejtësisë.

Të pandehurit akuzohen se në dy vite, 2016-2017, kanë kryer abuzime dhe shkelje me 5 tendera te Ministria e Drejtësisë duke shkaktuar një dëm të llogaritur në miliona euro.

Për këto abuzime veç 12 zyrtarëve që janë nën hetim dhe për të cilët është dhënë masë sigurie, mësohet se ka nisur verifikimi dhe për dy ish-Ministrat Petrit Vasili dhe Ylli Manjani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet