Absurde, serbët heqin reklamat e Rita Orës nga Beogradi (FOTO)

Foto 1 nga 5 Pas Para

Nacionalistët serbe duket se po i ngatërrojnë pikëpamjet politike me shijet e tyre artistike.

Ata po kërkojnë të heqin nga rrugët e qytetit reklamat me imazhin e yllit të muzikës Pop me origjinë nga Kosova.

Media radikale “Informer” arriti që të ushtronte presion ndaj autoriteteve kundër një reklame të vendosur në Beograd, ku shfaqej Rita Ora.

Duke iu referuar reklamës me imazhin e Ritës, “Informer” raportonte se prania e saj në rrugë është skandaloze pasi ajo mbështet Shqipërinë e madhe, dhe performoi në Prishtinë në 10-vjetorin e pavarësisë.

“Skandaloze! Shqiptarja Rita Ora i qesh Beogradit në fytyrë! Këngëtarja e preferuar e Haradinaj dhe Thaçit në pankartat e kryeqytetit”, shkruhej ndër të tjera në artikull.

Reklama ku shfaqet Rita tashmë është hequr nga vendi ku ishte vendosur në Beograd. “Fituam!”, shkruan tanimë e njëjta media.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet