Abazaj ftohet në kombëtare për ndeshjen me Ukrainën dhe Kosovën

Forma e jashtëzakonshme që po kalon Kristal Abazaj, i cili së fundmi u transferua në Belgjikë, kë bërë që të sigurojë një tjetër ftesë nga Panuçi për 2 miqësoret e kombëtares.

Klubi i tij aktual, Luftëtari ka shpërndarë edhe ftesën zyrtare, kjo shoqëruar edhe me një urim.

Ndeshjet miqësore do të zhvillohen ndaj Ukrainës së Shevçenkos dhe Kosovës. Abazaj pritet të ketë minuta në këto ndeshje.

Vetë klubi i Luftëtarit ka publikuar ftesën e bërë nga FSHF për ndeshjet që kuqezinjtë zhvillojnë me Kosovën dhe Ukrainën në Zvicër.

Sulmuesi u ftua për herë të parë në miqësoren kundër Norvegjisë, por nuk pati mundësinë të luante.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet