A transmetohet njësoj në të gjitha zonat klimatike koronavirusi? ISHP jep përgjigjen

Pas një informacioni të fundit të dhënë përmes rrjetit social “Facebook”, Instituti I Shëndetit Publik, I ka dhënë fund kureshtjes së shumë shiptarëve, të cilët pyesin se si ndikon klima në përhapjen e koronavirusit.

Sipas ISHP: Nga të dhënat e deritanishme, koronavirusi mund të transmetohet në të gjitha zonat klimaterike.

“Nga të dhënat e deritanishme, koronavirusi I ri mund të trasmetohet në të gjitha zonat klimatike, përfshirë këtu zonat me klimë të lagësht dhe të nxehtë.

Pavarsisht klimës merrni masat mbrojtëse, nëse jetoni apo udhëtoni në zona ku ka prani të Covit-19.

Mënyra më e mirë e mbrojtjes nga Covit-19 është larja e shpeshtë e duarve më ujë e sapun.

Kjo eliminon virusin I cili mund të jetë I pranishëm në duart tuaja dhe në këtë mënyrë ju shmangni infeksionin që mund të ndodhë nga prekja e syve, hundës apo gojës.

Fakt: Koronavirusi I rim und të trasmetohet në zona me klimë të lagësh dhe të nxehtë”- bën të ditur ISHP.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet