A po rimëkëmbet Greqia? Papunësia bie nën 20 për qind

Autoriteti Helenik i Statistikave (ELSTAT) publikoi sot shifrat në lidhje me punësimin në Greqi për tremujorin e dytë të vitit 2018. Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2018 numri i të punësuarve arriti në 3 860 395 persona ndërkohë që numri i të papunëve ishte 905 983 persona. Niveli i papunësisë ishte 19%, duke regjistruar rënie në raport me 21,2% që ishte tremujorin e parë dhe në raport me 21,1% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, shkruan Alsat M.

Numri i personave të punësuar u rrit me 3,7% në krahasim me tremujorin e parë dhe me 1,8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i personave të papunësuar ra me 9,5% në krahasim me tremujorin e mëparshëm dhe me 10,9% në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet