
Zef Preçi
Para një muaji, me mbështetjen e BE-së dhe Këshillit të Europës KQZ dhe Instituti Demokratik Amerikan (NDI) trajnuan rreth 40 monitorues të financimit të fushatës zgjedhore mbi kuadrin ligjor të miratuar, në përpjekje për të krijuar një sistem monitorimi dhe raportimi që bazohet në përvojat e mira botërore në këtë fushë.
Përdorimi i burimeve shtetërore mbetet sfida kryesore në fushatën që ka nisur tashmë edhe zyrtarisht. Kur flasim për burimet shtetërore fjala është jo vetëm për asetet si zyra, makina, por edhe për stafet e punës. Po çfarë tregon përovja jonë në këtë drejtim. Le të rendisim disa nga problemet që mendoj se janë evidente në këtë fushë.
Në shumicën e zyrave të rëndësishme të pushtetit qëndor dhe sidomos të atij vendor prej muajsh drejtuesit dhe punonjësit nuk janë në vendin e tyre të punës, por merren rregullisht, çdo ditë me fushatën, në këtë rast duke përdorur taksat e të gjithë qytetarëve sepse paguhen prej tyre.
Pagesat e qerase për strehimin e përkohshëm të familjeve që kanë humbur strehën nga tërmeti i 2019-ës përbën një rast tjetër të përdorimit të burimeve shtetërore në funksion të fushatës. Nga emisionet investigative të medias audio-vizuale janë denocuar mjaft raste të abuzimeve me këto fonde dhe nuk ka ende asnjë reagim të institucioneve përgjegjëse shtetërore, apo të riparimeve të shtëpive duke ndarë fondet mbi bazë të preferencës partiake, apo edhe personave që nuk jetojnë fare në fshat
Vendim-marrje favorizuese për prishje banesash me procedura të parregullta, deri edhe shembje pallatesh pa vendime të këshillit bashkiak janë denoncuar në mas-media. Përsëri pa reagim.
Mospajisja e familjeve me aktin e pronësisë në ndërtesat e reja dhe përdorimi elektoral i dhënies së çelësave për të banuar në to.
Të jemi të qartë, riparimet dhe ndërtimet e reja në kuadër të zhdukjes së pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019 mbështeten në kontributin financiar të të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe jo dhuratë të asnjë partie apo biznesmeni. Përdorimi i rindërtimeve pas tërmetit si faktor influencues elektoral u duk edhe në fjalimin e hapjes së fushates së z. Rama ditën e djeshme.
Punësimet e përkohshme në administratën qëndrore dhe lokale, siç janë denoncuar edhe nga faktorë politikë të opozitës, por edhe nga raporte të pavarur siç është BIRN, përbën një përdorim të burimeve shtetërore, por që për çudi nuk ka ende një pozicionim të vetë KQZ rreth këtij fenomeni.
Mbajtja e funksioneve publike mbas rregjistrimit si kandidatë dhe fillimit të fushatës është abuzim i rëndë i këtyre kandidatëve sepse vend pages, përdorin autoritetin që të jep posti, angazhojnë stafet e punës, etj.
I bej thirrje KQZ që të kërkojë publikisht dorëheqjen e tyre dhe shtypit që ta monitorojë nëse këta individë që kandidojnë në zgjedhjet e 25 prillit 2021 do të largohen realisht nga funksionet e veta aktuale në utilitetet publike apo në shërbimet bazë si në arsim, në shëndetësi, etj.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply