A mund të na ndihmojë Inteligjenca Atificiale, t’i japim fund lajmeve të rreme?

Nga Tom Cassauwers

Lajmi i rremë ka nxitur tashmë një mosbesim të madh ndaj mediave, politikës dhe institucioneve të vendosura në mbarë botën. Dhe ndërsa teknologjitë e reja si Inteligjenca Artificiale (AI), mund t’i përkeqësojnë gjërat, ato mund të përdoren edhe për të luftuar keqinformimin. Doni të dukeni si Obama? Në të kaluarën, kjo mund të kërkonte fizikisht imitimin e zërit të tij, dhe stilin e diskursit të tij politik. Edhe sikur të ishit shumë mirë në imitim, ajo gati me siguri nuk do të paraqiste ndonjë rrezik për demokracinë tonë. Por, teknologjia e ka ndryshuar këtë. Ju tani mund të bëni këtë me lehtësi dhe me saktësi nëpërmjet AI. Mjafton të perdorni shërbimin e një programi online, për të regjistruar një fjali,dhe të dëgjoni atë që keni thënë me zërin e një personi të famshëm. Programet si kjo quhen shpesh “deep fake” (mashtrime të mëdha) – sistemet e Inteligjencës Artificiale që përshtatin audion, fotot dhe videot, për t’i bërë njerëzit të thonë dhe bëjnë gjëra që nuk i kanë bërë kurrë. Këto teknologji, mund të fillojnë një epokë të re të lajmeve të rreme dhe keqinformimit në internet. Në vitin 2017, Hani Farid, një informatikan në Kolegjin Dartmauth, SHBA, i cili gjurmon video të rreme, thotë se përhapja e shpejtë e teknikave të reja të manipulimit, ka çuar në një “garë armatimesh” në këtë fushë. Mjafton të imagjinoni se cila do të jetë zgjedhja, kur nuk jemi më në gjendje të besojmë te videot dhe audiot. Por, disa studiues tani po përpiqen dhe po tregojnë se Inteligjenca Artificiale, mund të përdoret gjithashtu për mirë. “Ai ka shumë probleme etike”, tha Francesko Nuçi, drejtor i hulumtimit të aplikacioneve në Grupin Inxhinierik, me seli në Itali. “Por ndonjëherë AI mund të jetë edhe zgjidhja. Ju, mund të përdorni Inteligjencën Artificiale në mënyra jo etike. Për shembull, për të prodhuar dhe përhapur lajme të rreme. Por ndërkohë, mund ta përdorni për të bërë mirë, për shembull, duke luftuar keqinformimin”. Ai është studiuesi kryesor në projektin Fandango, i cili synon të realizojë pikërisht këtë. Ekipi i tij, po ndërton mjetet softuerike, për t’i ndihmuar gazetarët dhe kontrolluesit e fakteve, që të zbulojnë dhe luftojnë lajmin e rremë, thotë Nuçi. Ata shpresojnë t’u shërbejnë gazetarëve në tri mënyra. Mënyra e pare, është ajo që Nuçi e quan zbulimin e pavarur nga përmbajtja, duke përdorur mjete që synojnë formën e përmbajtjes. Nuçi shpjegon se sot, imazhet dhe videot mund të manipulohen me lehtësi, qoftë përmes Photoshop-it apo teknikave më komplekse, si “deep fakes”. Programet si Fandango, mund t’i gjurmojnë këto modifikime, dhe të përdorin algoritmet për të ndihmuar gazetarët të gjejnë përmbajtjen e manipuluar. “Lajmi i rremë, nuk është një çështje matematikore e algoritmeve dhe të dhënave, por një çështje shumë filozofike se si të merremi me të vërtetën”. Ndërsa këto mjete marrin formë, ata nuk kontrollojnë nëse vetë përmbajtja përmban fakte të rreme, diçka që e bën programi Fandango. Ai lidh histori, që janë dëshmuar të rreme, ngafaktorët e kontrollorët e fakteve, dhe kërkojnë faqe apo postime në internet, me fjalë dhe pretendime të ngjashme. “Mjetet mund të dallojnë se cilat histori të lajmeve janë të rreme, kanë të njëjtin burim, ç`ka  i mundëson gazetarëve t’i hetojnë ato”, tha Nuçi. Të dy këto përbërës, mbështeten fuqishëm në algoritme të ndryshme të Inteligjencës Artificiale, si përpunimi i gjuhës natyrore. Elementi i tretë, u lejon gazetarëve të reagojnë ndaj lajmeve të rreme. Për shembull, një histori e rreme mund të pretendojë se një përqindje shumë e lartë e krimeve në një vend evropian, kryhen nga emigrantët e huaj. Në teori, ky pretendim mund të lihet lehtësisht poshtë, për shkak të dhënave të shumta që vërtetojnë të kundërtën, por gazetarët harxhojnë një kohë të konsiderueshme, për gjetjen e këtyre të dhënave. Prandaj, programi Fandango, bën bashkë të gjitha llojet e burimeve të të dhënave të hapura evropiane, i grupon dhe i shfaq ato. Për shembull, gazetarët mund t`i përdorin këto lloj të dhënash për të adresuar pretendimet mbi krimet, ose për të përdorur të dhëna nga satelitët evropianë, në lidhje me debatet për ndryshimet klimatike. “Në këtë mënyrë, gazetarët mund të reagojnë shpejt ndaj historive të rreme, dhe të mos humbin kohë”, thotë Nuçi. Programi i tyre, po testohet aktualisht nga televizioni publik belg, VRT, ANSA, agjencia kryesore italiane e lajmeve dhe CIVIO, një organizatë jofitimprurëse në Spanjë. E megjithatë, zbulimi i lajmeve të rreme, mund të jetë jo thjeshte një çështje e gjetjes së fakteve të pavërteta, por edhe të analizimit të modeleve të medias sociale, thotë Majkëll Bronshtajn, profesor në Universitetin e Luganos në Zvicër, dhe në Kolegjin Perandorak në Londër në Britaninë e Madhe. Ai drejton një projekt të quajtur “Good News”, që përdor Inteligjencës Artificiale, duke përdorur një qasje atipike për zbulimin e rreme të lajmeve. “Shumica e qasjeve ekzistuese, fokusohen te përmbajtja. Ato analizojnë tiparet semantike, që janë karakteristikë e lajmit të rremë. Kjo funksionon në një shkallë të caktuar, por jo për të gjitha llojet e problemeve. Ka edhe pengesa gjuhësore, ku platforma si WhatsApp nuk ju japin qasje në përmbajtje, sepse ajo është e koduar, dhe në shumë raste lajmi i rremë mund të jetë një imazh, që është më i vështirë të analizohet, duke përdorur teknikat e përpunimit të gjuhës natyrale”, thotë profesor Bronshtajn. Për këtë arsye, ai dhe ekipi i tij e kthyen këtë model së prapthi, duke vëzhguar se si përhapet lajmi i rremë. Në thelb, studimet e mëparshme tregojnë se lajmet e rreme ndahen në internet në mënyra të ndryshme nga lajmet e vërteta, thotë Bronshtajn. Lajmet e rreme, mund të marrin shumë më tepër “share” se sa “like” në Facebook, ndërsa postimet normale dhe të vërteta kanë më shumë “like” sesa “share”. Duke dalluar modelet si këto, “‘GoodNews” i bashkëngjit një notë besueshmërie një lajmi të caktuar që është publikuar. Ekipi i “GoodNews”, shpresojnë ta nxjerrë në treg këtë produkt në fund të këtij viti. Ai parashikon që klientët do të jenë, si kompanitë e mëdha të mediave sociale si Facebook dheTwitter, por edhe përdoruesit individualë. Natyrisht, e gjitha kjo e lë ende pa një përgjigje shteruese një pyetje kryesore: A mund ta zgjidhë vërtete teknologjia, problemin me lajmet e rreme? Të dy studiuesit janë skeptikë, por janë të bindur se teknologjia mund të ndihmojë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet