A ka lidhje gjesti i Ramosit me shqiponjën? Ja si qëndron e vërteta

Sa herë që një lojtar i njohur ndërkombëtar bën gjestin e bashkimit të duarve, disa nga mediat shqiptare e përkthejnë si simbolin e shqiponjës.

Rasti më i fundit ishte ai mbrojtësit të Spanjës Serxho Ramos i cili festoi duke bashkuar duart. Por a imitoi Ramos gjestin e lojtarëve shqiptar?

Jo. Nuk bëhet fjalë për një shqiponjë, por për një pëllumb që konsiderohet si pëllumbi i paqes.

Dhe s’kish se si të ishte ndryshe pasi Serxho Ramos nuk ka asnjë lidhje emocionale me kombin tonë, e kësisoj s’mund të festonte me simbolin e një vendi tjetër.

Në të njëjtën formë feston edhe Vitsel. Ky i fundit ka dhënë një shpjegim tjetër, duke u shprehur se e kishte mësuar këtë gjest nga ish-futbollisti Anelka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet