A e ke menduar dorëheqjen? Fatmir Xhafaj: Kryeministri…

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur sot për herë të parë për mediat lidhur me akuzat e PD-së për vëllain e tij Agron Xhafaj.

Xhafaj u pyet nëse ka menduar ndonjëherë të japë dorëheqjen pas akuzave të PD-së lidhur me audio-përgjimin.

Ministri i Brendshëm u shpreh se në asnjë rast nuk e ka menduar dorëheqjen dhe nuk i është kërkuar nga kryeministri Rama.

“Në asnjë rast…Në asnjë rast nuk kam menduar të jap dorëheqjen për këtë shkak, do të jepja në raste të tjera që nuk kam qenë në shërbim të qytetarëve. Nuk më ka kërkuar asnjëherë dorëheqjen as kryeministri”, tha Xhafaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Dyert e mbyllura

Nga Enver Robelli Ka 100 arsye për të kritikuar politikat e Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit. Në vitin 2003…

Abissnet