A e dini pse studentët gjatë diplomimit veshin këtë kostum?

Studentët në ditën e diplomimit mbajnë një fjalim para një publiku me një veshje interesante që përbëhet nga një mantel i gjatë dhe një kapelë katërcepshe.

Veshja e të diplomuarëve ka një histori të gjerë. Ndoshta edhe nuk iu ka shkuar në mendje të pyesni, pse ka mbetur kjo lloj uniforme?!

Kjo lloj veshjeje u realizua në shekullin XII-të, nxënësit dhe mësuesit zakonisht veshnin mantel dhe një kapele. Fillimisht kjo ishte një veshje klerikësh, duke qenë se shumë profesorë në atë kohë ishin priftërinj ose murgj.

Mirëpo, historianët mendojnë se kjo veshje ka mbetur pasi në objektet ku mbahej mësimi nuk kishte sistem të ngrohjes, kështu që me anë të këtyre rrobave të gjata janë ngrohur.

Oxford dhe Cambridge, ishin universitetet e para përdorën këto lloj veshjesh, pasi në atë kohë ishte e ndaluar që nxënësit/studentët të veshnin rroba të shkurtëra. Me një mantel dhe një kapele ata dëshironin të krijonin unitet.

Të tjera

Abissnet