A do ta kalojë Vettingun? Në sitë gjyqtari Gani Dizdari

Gani Dizdari është gjyqtari i fundit i Gjykatës Kushtetuese që kalon në filtrat e Vettingut. Në seancën që mbahet për të, Dizdari ka zgjedhur të mos jetë vetë i pranishëm, por të përfaqësohet nga avokati i tij, Sokol Azizaj. Trupi gjykues përbëhet nga Pamela Qirko, Roland Ilia dhe Olsi Komici. Relatori Roland Ilia tha se ne lidhje me pasurinë, ILDKPI ka konstatuar se deklarimi është i sakte dhe  nuk ka kryer deklarim te rremë.

KPK kreu një hetim te thelluar sipas të cilit: Subjekti ka deklaruar apartament banimi 94.7 metra katrore i privatizuar, apartament banimi ne Gjirin e Lalezit, tokë arë në Bathore. KPK ka analizuar faktet se deklarimi i subjektit përputhet me të ardhurat. Ndërkohë, bashkëshortja e tij ka blerë një apartament dhe del se gjyqtari nuk ka pasur të ardhura të mjaftueshme për të blerë atë.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet