9 të vrarë në Nangarhar të Afganistanit

Incidente të dhunshme sot në Nangarhar të Afganistanit kanë lënë nëntë të vrarë dhe 39 të plagosur. Zyrtarët afganë thonë se një grup personash të armatosur, nëntë prej të cilëve me lëndë plasëse, u futën në një ndërtesë qeveritare të provincës dhe kryen sulm. Sipas një zëdhënësi të qeverisë që foli me Zërin e Amerikës, sulmi filloi me shpërthimin vetëvrasës të një makine bombë në hyrje të drejtorisë rajonale të financave, shkruan Voa.

Pas shpërthimit, një numër i pakonfirmuar personash të armatosur u futën në ndërtesë. Forcat e sigurisë reaguan duke filluar një betejë me armë zjarri me sulmuesit. Burime spitalore bënë të ditur më pas se civilë e personel policor ishin mes të vrarëve. Incidenti i sotëm shënohet ndërkohë që talebanët kanë intensifikuar sulmet kundër zyrtarëve qeveritarë. Kjo fushatë terrori ka shtuar shqetësimet për atmosferën e sigurisë ndërkohë që bëhen përgatitjet për zgjedhjet parlamentare dhe lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet