9 nëndetëse bërthamore porositen nga SHBA-të, kontratë me vlerë 22 miliardë dollarë

Nëntë nëndetëse bërthamore me vlerë 22 miliardë dollarë u porositën të hënën nga Marina e SHBA-ve, çka përbën kontratën më të madhe për mjete detare të firmosur ndonjëherë.

Nëndetëse do t’i dorëzohen Marinës amerikane brenda vitit 2025.

Bëhet fjalë për mjete nënujore që janë tepër të sofistikuara nga ana teknologjike, dhe kanë kapacitete bërthamore.

Ish-drejtori i operacioneve në Qendrës së Inteligjencës në Komandën Amerikane të Paqësorit, Carl Schuster, lidhur me marrëveshjen deklaroi:  “Kjo marrëveshje është edhe përgjigja më e madhe e rritjes së fuqisë ushtarake të Kinës dhe veprimeve agresive të saj në Paqësorin perëndimor”.

Përpos potencialit ushtarak nëndetëset mund të bëjnë edhe mbledhje të të dhënave. 9 nëndetëset mund të mbajnë dhe lëshojnë 40 predha Tomahawk, krahasuar me 12 që kanë nëndetëset e deritanishme.

Mjetet nënujore mund të prodhojnë vetë ujin dhe oksigjenin, si dhe të qëndrojnë për muaj të tërë nën ujë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet