9 mënyra si t’i përballoni situatat e vështira

Publikuar më 22. 12. 2017 nga Jola Alimemaj

Nga Jola Alimemaj

Kushdo që të jesh dhe çfarëdo që të bësh, herë pas herë gjërat nisin të shkojnë keq. Edhe pse përpiqemi shumë fort, ndonjëherë gjërat na dalin nga kontrolli. Ajo çfarë ka rëndësi në të tilla situata nuk është të gjejmë arsyen pse na ndodhin këto gjëra, por si të përshtatemi dhe si t’i kalojmë me sukses. Të gjithë i kemi kaluar. Mos mendoni kurrë se jeni ju fatkeqi dhe të këqijat ju vijnë vetëm juve ndërkohë që të gjithë janë të lumtur, pra në ditët e tyre më të mira.

Askush nga ne nuk i kërkon situatat e vështira, askush nuk i do, por ndonjëherë detyrohemi t’i kalojmë. Kur këto situata bëhen prezente në jetët tona, ne duhet të dimë ta përballojmë këtë eksperiencë. Mos harroni se nëse sillemi në mënyrën e duhur atëherë kemi shanse më të mëdha për ta përballuar një situatë të vështirë të ardhur papritur në jetën tonë.

Askush nuk është imun.

Faktet kanë treguar që gjatë jetës biem në gracka si në fushën profesionale ashtu edhe në atë të ndjenjave. Ka gracka të krijuara nga vet dora e njeriut, si përshembull vjedhja e një karte krediti, apo situata të tilla të ngjashme. Por, ka edhe gracka të krijuara nga natyra, si për shembull, tërmetet, vullkanet, ciklonet, dhe duhet ta pranojmë se gjëra të tilla edhe ndodhin.

Kur të ndodhin, gjithë bota na kthehet mbrapsh. Por, pse duhet të ndodhë kjo nëse ne jemi të aftë t’i përballojmë dhe dijmë sekretet se si t’ia dalim.

Gjithë jetës kam zbuluar disa metoda, të cilat edhe ju mund t’ju ndihmojnë në situata të vështira. Jo të gjitha pikat që ju parashtroj përdoren në çdo situatë, por sa më shumë të përdorni aq më të lehtë do ta keni.

10 mënyra si t’i përballoni situatat e vështira:

  1. Mos u përfshini emocionalisht!

Shumica e emocioneve që krijohen në situata negative normalisht që do të jenë edhe ato negative. Por, nëse ju refuzoni të përfshiheni emocionalisht situata bëhet më e thjeshtë dhe neutrale. Kjo do të thotë që duhet të reagoni në mënyrë racionale në vend që të përfshiheni emocionalisht. Kjo do të ndikojë shumë edhe në mënyrën se si kjo eksperiencë regjistrohet në memorien tuaj dhe sistemin nervor.

  1. Harroje pyetjen pse!

Pyetjen “pse”, lëreni për  një moment të dytë. Tani fokusohuni të pyetja: Si do ta përballoj këtë sfidë? Cila është mënyra më e mirë?

Mendja juaj e dashuron procesin e zgjidhjes së problemeve. Kur bëni pyetjen, cila është mënyra më e mirë për zgjidhjen e kësaj situate, ju jeni duke i thënë trurit se ka patjetër një zgjidhje që mund t’ju ndihmojë.

Truri fillon direkt punën për të kërkuar zgjidhjen më të mirë. Kjo gjithashtu mban fokusin tuaj në krijimin e një rezultati pozitiv dhe të kënaqshëm.

  1. Zbuloni vlerën e sfidës.

Çdo situaë e vështirë ka gjithmonë një vlerë të caktuar. Sa më shumë e trajnojmë veten duke vlerësuar rëndësinë e këtyre eksperiencave aq më shumë frytëdhënës do të jemi në situata të papritura. E vërteta është që këto sfida jete na rrisin më shumë se situatat normale apo të lumtura. Në këto situata do të jenë të përfshira edhe dhimbjet, por kjo është shkolla e jetës.

  1. Kërkoni ndihmë!

Jo gjithmonë jemi të aftë ta nxjerrim veten nga një problem i madh. Mos kini frikë të pyesni ata që kanë më shumë njohuri se ju në një drejtim të caktuar. Shumicën e kohës këta persona do të jenë të lumtur t’ju ndihmojnë ose minimumi t’ju orientojnë në drejtimin e duhur që duhet të ndiqni. Përshembull: Nëse keni problem dhe ngatërroni diçka në lidhje me një aplikacion në “website”, nuk ka asnjë problem të pyesni dikë në lidhje me situatën e krijuar.

Të tjerët që e dinë si ta zgjidhin do të ndihen shumë mirë kur t’ju ndihmojnë në atë fushë që janë profesinistë.

  1. Mos harroni se është momentale.

Në një mënyrë apo në një tjetër, keni për ta kaluar edhe këtë problem si shumë të tjerë. Çdo situatë ka një konkluzion edhe nëse nuk është konkluzioni që ju do të dëshironit, të paktën situate e keqe do të ketë marrë fund dhe do të vazhdojë jeta normalisht. Nëse do t’ju duhet të rindërtoni disa aspekte të jetës suaj, do ta bëni më shpejt dhe më mirë se herën e fundit pasi tashmë keni më shumë eksperiencë.

  1. Luani me role.

Kjo është një taktikë shumnë efektive që ju ndihmon ta zhvendosni veten nga një sfidë acaruese. Pretendoni në imagjinatën tuaj se ju kanë thirrur aty për të dhënë një zgjidhje për situatën sepse ju jeni person i qetë dhe i aftë për të përballuar situatën duke gjetur një zgjidhje ndaj ju kanë thirrur.

  1. Merrni mjetet e shpëtimit.

Ndoshta nuk po e kuptoni çfarë nënkuptoj me mjete shpëtimi, por më lejoni t’ju shpjegoj. Mjetet e shpëtimit ndonjëherë i lëmë pas dore por duhet t’i japim më tepër rëndësi. Mos harroni kurrë benefitet që u sjell pirja e një çaji relaksues apo konsumimi i një çokollate të zezë, e cila ju rrit përqëndrimin dhe ju sjell në humor duke ju përgatitur për ta përballuar një situatë të vështirë.

  1. Qeshni me situatën e krijuar.

Ndonjëherë situatat bëhen qesharake dhe është e pamundur mos t’ju vijë për të qeshur. Kur kjo të ndodhë mos e mendoni dy herë e nisni të qeshni menjëherë. Kur ju të filloni të qeshni me një situatë stresuese, kjo do t’ju ndihmojë për të përmirësuar emocionet tuaja dhe mënyrën se si e shikoni problemin.

  1. Mos e merrni personale situatën.

Ndonjëherë ju duket sikur detyrat e rënda të jetës ju qëllojnë vetëm juve. Jo, e keni gabim. Të gjithë në momente të ndryshme të jetës përballemi me situata të vështira si juaja, madje edhe më rëndë. Universi nuk po punon kundër jush, hiqeni nga mendja këtë ide. Gjërat e këqija thjesht ndodhin. Nëse e merrni personalisht thjesht sjell justifikime dhe ankesa nga ju duke fajësuar të tjerë, diçka kjo që nuk ju ndihmon aspak. Nuk e di nëse do t’ju ndihmojë nëse ju them se disa histori të këqija nuk do të përsëriten më, thjesht ndodhin njëherë në jetë. Kjo është perfekte, por më mirë të jemi realist dhe ti paraprijmë të keqes duke menduar se kjo situatë mund të rindodhë.

Tashmë ne jemi edhe më të përgatitur.