832 të vdekur në 24 orë në Spanjë, Real Madrid vë në dispozicion “Bernabeun”

Spanja duket se po kthehet në Italinë e re sa i takon vdekjeve nga koronavirusi. Mësohet se gjatë orëve të natës numri i vdekjeve në Spanjë është rritur me 832 të tillë, bëri me dije sot Ministria e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive të koronavirusit u rrit nga 64,059  në 72,248 të premten.

Shifrat nga Ministria Spanjolle e Shëndetësisë tregojnë se mbi 40,000 njerëz janë shtruar në spital dhe 4575 njerëz janë në kujdes intensiv. Ndërkaq 12285 njerëz raportohet se janë shëruar.

Spanja është vendi i katërt me numrin më të madh të rasteve Covid-19 në botë, pas SHBA-ve, Italisë dhe Kinës.

Vetëm Italia e tejkalon Spanjën sa i takon numrit të vdekjeve, ku 969 vdekje u shënuan ditën e djeshme. Një morg i improvizuar do të vendoset në një shesh patinazhi në Madrid dhe do të nisë funksion të hënën, kur priten shifra të larta vdekjesh.

Klubi gjigant i Realit të Madridit tha se stadium i tyre “Santiago Bernabeu” do të përdoret për të ruajtur furnizimet mjekësore. Të enjten, kufizimet lidhur me lëvizjet në Spanjë u zgjatën edhe për dy javë të tjera, përkatësisht më 11 prill.

Njerëzve u ndalohet që të dalin nga shtëpitë, përveç blerjes së furnizimeve thelbësore ose të shkojnë në punë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet