Zbulohet raporti sekret i “Hollywood”, ja sa paguhen VIP-at

Foto 1 nga 21 Pas Para

Nëse do të përmendnim emrat, padyshim do të çonit ndërmend rolet e tyre më të shquara. Por, sot do t’iu bëjmë me dije një detaj specifik, që me shumë mund është bërë publik.

Ata janë yjet më të mëdhenj të “Hollywood”-it, por a e dini sesa paguhen?

Pikërisht këtë zbulon tabloidi britanik “The Independent”, gjetjet e të cilit janë interesante, mbi të gjitha sepse tregojnë se aktorët nuk mund të kërkojnë edhe sot e kësaj dite “valixhet” e tejmbushura me të holla si disa dekada më parë.

Gjithsesi, fakt mbetet ekzistenca edhe në ditët e sotme e fenomenit të “superyjeve”, e disi më pak surprizë është gjetja tjetër se, shumica e tyre janë meshkuj.  Sipas materialit ne tch në krye të listës së më të paguarve mbetet Daniel Craig, për filmin e ri ende të patitulluar “Bond”, që do t’i sigurojë atij një shumë prej 25 milionë dollarësh, ndërkohë që “titani” Dwayne Johnson pritet të përfitojë plot 22 milionë dollarë për rolin e tij në filmin aksion-komedi “Red Notice” që do të shfaqet në vitin 2019.

Kjo shumë e bën Johnsonin të mposhtë bashkëprotagonistin e tij te “Fast & Furious 8”, Vin Diesel, i cili ka përfituar 20 milionë dollarë për filmin e vitit 2017 me kryeprotagoniste Charlize Theron.

Duhej të zbrisnim nga “podiumi” për të gjetur një femër yll të kinematografisë. Anne Hathaway është përfshirë në listën e më të paguarve të “Hollywood”-it falë shumës prej 15 milionë dollarësh që ka arkëtuar nga protagonizmi në filmin e shumëvonuar për të dalë në ekranet e kinemasë, “Barbie”, lënë për në vitin 2020. Po kaq ka përfituar edhe Jennifer Lawrence, për rolin e saj në filmin “Red Sparrow”.

“Variety” raporton se Leonardo DiCaprio ka përgjysmuar përfitimet që do të mund të siguronte për një kryevepër filmike si “Inception”, vetëm e vetëm që të shfaqet në projektin e ri të Quentin Tarantinos, “Once upon a Time in Hollywood”, për të cilin do të paguhet vetëm 10 mln dollarë.

Po kaq ka përfituar edhe Robert Downey Jr., për vetëm 15 minuta filmike në “SpiderMan: Homecoming”.

Ia vlen të theksosh se, ky raportim është i bazuar në një film të vetëm të një aktori specifik. Nëse do të përfshinim të gjithë filmat ku marrin pjesë, Johnson me siguri do të merrte “kurorën e Mbretit”, si aktori më i paguar i “Hollywood”-it, për shkak të një sërë filmash ku është protagonist.

Lista e plotë e përfitimeve të yjeve të “Hollywood”-it, në fotogalerinë e mëposhtme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Dyert e mbyllura

Nga Enver Robelli Ka 100 arsye për të kritikuar politikat e Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit. Në vitin 2003…

Abissnet