×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Paradat e viteve ’70-‘80, tanke e raketa në bulevard

Shteti përgatitet për një paradë ushtarake. Termin, disi të harruar prej kohësh, këtë herë e rikujtoi përvjetori jubilar i 100 viteve Shqipëri e Pavarur. Me uniforma luksoze, e me armatim të mbetur nëpër depot e armatës, kuadratet e ushtarëve shqiptar sërish do të rreken të ngjallin traditën e vjetër, kur ushtria edhe pse nuk bëri luftë frontale, të paktën diti të marshojë me hap të fortë aq sa të prishte dhe pllakat e bulevardit me emrin e nderuar “Dëshmorët e Kombit”…

…“Paradaaa… eja në radhë. Për parakalim ceremonial, me kuadrate, distanca një drejtues…” këto dhe të tjera në vazhdim ishin fjalët që Komandanti i përgatitjes së Paradës u drejtonte të paktën 10 mijë burrave të rreshtuar në 40 kuadrate dhe ca të tjerëve hipur nëpër makina transporti ZIS më targat UP. Më pas Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, hipur mbi një BÇ kineze me goma të lyera me bojë të bardhë, i raportonte Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, se jo pak, por një Armatë e tërë, ishte gati të parakalonte para tij. Bajram Mane, ish-Komandanti i Përgatitjes së Paradës Ushtarake të vitit 1989, rrëfen se si funksiononte mekanizmi për të zhvilluar një parakalim dinjitoz, aq sa t’u shkonin të dridhura dhe diplomatëve të huaj që qëndronin të krekosur në tribunën kuqezi të vendosur mes ndërtesës së Kryeministrisë e Komitetit Qendror të Partisë:

Si zhvilloheshin paradat e para vitin 1990?
Paradat Ushtarake organizoheshin çdo 5 vjet dhe veprimtaria kryhej në 29 nëntor ditën e çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi-fashistë. Kjo traditë kishte filluar që me parakalimin e parë në Shqipërinë e sapoçliruar. Por vite më pas ajo do të perfeksionohej e ushtria do të krenohej me të. Qëllimi i paradave ishte të tregohej forca e shtetit, pasi në tribunë gjithmonë veç krerëve të lartë të udhëheqjes shqiptare ishte i ftuar trupi diplomatik, atashetë ushtarakë si dhe shumë delegacione të huaja të ftuara enkas për këtë rast.

Cila ishte atmosfera në të cilat zhvilloheshin këto parada?
Mund të them se atmosfera ishte fantastike, madje madhështore. Të gjithë ata që ishin pjesëmarrës në një paradë ushtarake thoshin se e kishin për nder një gjë të tillë. Shumë të tjerë e kishin këtë dëshirë por nuk u jepej mundësia. Ministria e Mbrojtjes vihej në kulmin e aktivitetit të saj. Të paktën për 2 muaj, tetor-nëntor, gjithçka fokusohej në këtë manifestim, për t’u treguar sa më dinjitoz. Paradat ushtarake jo vetëm ishin të planifikuara por kishin edhe një buxhet të përcaktuar e të miratuar, pasi kishte shumë shpenzime.

Kur fillonte përgatitja për të bërë një paradë ushtarake të nivelit të lartë?
Stërvitja me trupa fillonte që disa muaj përpara se të vinte data e caktuar, por ato bëheshin nëpër njësitë e ndryshme. Fillimisht përcaktoheshin pjesëmarrësit të paradë dhe gjithmonë kuadratet formoheshin me ushtarë apo rezervistë që kishin gjatësi të mjaftueshme, mbi 170 cm të gjatë. Në fillim të tetorit gjithmonë trupat grumbulloheshin dhe fillonte përgatitja kompakte e cila bëhej ish fushën e aviacionit në Laprakë, Tiranë. Kuptohet, rëndësia më e madhe ishte ecja me hap rreshtor sipas parametrave. Por pas tyre vinin mjetet e mekanizuara që gjithashtu duhet të ishin uniformë.

Cilat ishin kushtet në të cilat zhvilloheshin stërvitjet paraprake?
Tek ish-fusha e aviacionit, krijoheshin të gjitha kushtet për një stërvitje normale, duke filluar që nga ndërtimi portativ i fjetinave, ujësjellësi, tualetet, ndihma e shpejtë mjekësore, fusha shtrohej me asfalt, ngriheshin qendra ambulatore, etj. Gjatë këtyre dy muajve aty do të kishin veprimtari rreth 8-mijë trupa. Unë kam qenë Komandant i Përgatitjes së Paradës në vitin 1989. Ne si drejtues kishim zyra e infrastrukturën e nevojshme. Altoparlantë kishte të instaluar në të gjitha drejtimet ku urdhrat që jepeshin nga tribuna dëgjoheshin ngado. Për të instruktuar trupat të ecnin me hap rreshtor, mobilizoheshin oficerët më të mirë të këmbësorisë. Një muaj përpara zhvillimit të paradës fillonte përgatitja intensive e përditshme, deri në mesnatë. Nuk duhet harruar se një punë të madhe bënte dhe banda e ushtrisë që shoqëronte provat me marshet luftarake.

Çfarë armatimi mbanin ushtarët e viteve ‘80 gjatë parakalimit?
Armatimi ishte rus dhe kinez. Kuadratet që kishin në përbërje trupa 20×10 pra 200 parakalues, mbanin armë të tipit: kallashnikov, pushkë karabinë, granatahedhëse, automatikë të vegjël me fishekë pistolete që ishin për kuadratet e zbuluesve dhe të femrave. Pushkët mbaheshin në sup me bajoneta të hapura. Automatikët në gjoks. Rreshti nga reshti kishte largësinë e një krahu.

Cilët ishin përgjegjësit direkt të paradës?
I gjithë aparati i Ministrisë së Mbrojtjes vihej në dispozicion të kësaj parade por kryesorët ishin Drejtoria e Përgatitjes Luftarake dhe Drejtoria e Kulturës dhe e Propagandës. Uniforma e paradës gjithmonë ishte e re dhe e porositur enkas për këtë eveniment. Çdo ditë dilte gazeta e paradës, ku jepeshin dhe stimuj për kuadratet që dilnin më mirë gjatë stërvitjes së një dite më parë. Gjatë ditëve të përgatitjes kishte shumë seriozitet edhe në kontrollin e ushqimit. Sidomos përgjegjësia maksimale ishte ditët e fundit, pasi një ushqim i prishur nxirrte nga loja një kuadrat të tërë. Megjithatë masat ishin marrë për çdo rast të mundshëm. Gjithsesi kuadratet kishin gjithmonë 20 ushtarë rezervë, pra një rresht, për çdo mungesë të papritur të çdonjërit prej tyre, si në rastin e sëmundjeve, apo problemeve familjare. Përgatitjet e fundit bëheshin natën, pas orën 22.00. Në bulevardin e madh të Tiranës, të ndriçuar më së miri mblidheshin shumë njerëz që ndiqnin parakalimin e ushtrisë. Duhet pasur parasysh se parada pritej me kënaqësi nga të gjithë, pasi shumëkujt i qëllonte të kishte një të afërm pjesëmarrës në të. Bëheshin gjithsesi edhe 2-3 prova gjenerale, por më e rëndësishmja ishte ajo dy ditë para paradës. Pastaj bëhej një ditë pushimi për qetësim e reflektim.

Si ishte dita e paradës?
Përgatitjet fillonin që herët më mëngjes ku trupat vendoseshin sipas planit të përcaktuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Parakalimi zyrtar hapej në orën .10.00 kur në tribunë ngjitej udhëheqja e shtetit. Pastaj paraqitej forca nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe niste parakalimi. Kuadrati i parë ishte ai i veteranëve të luftës që kishin gjokset e mbushura plot me dekorata. Në krye të çdo njësie ishte flamurtari me dy shoqërues ndërsa çdo kuadrat e udhëhiqte komandanti dhe komisari i saj.

Cilat ishin njësitë që krijonin më shumë efekt në popull?
Elita e paradës gjithmonë kanë qenë kuadratet e Flotës Detare, Zbuluesit, Skënderbegasit por dhe Akademia Ushtarake. Skënderbebasit sepse ishin më të rinjtë. Zbuluesit sepse kishin kostume maskimi, uniforma kamuflazhi me lara dhe të bardha. Flota Detare për shkak të paraqitjes me uniformat e zeza dhe kapelat e dorezat e bardha. Rëndësi u jepej edhe kuadrateve me gra e vajza të cilat gjithashtu kishin shumë sharm në çdo lloj parakalim.

Po për teknikën?
Natyrisht efekt të madh kishin tanket dhe sidomos raketat. Duhet të them se paradat më të mëdha e pompoze, në historinë e 45 viteve të shtetit socialist, ishin ato të zhvilluara në vitet 1974, 1979 por dhe në vitin 1984. Në dy të parat efekti i madh në popull dhe më tej ishte për shkak të demonstrimit me armatimin e rëndë. Ushtria shqiptare u përfaqësua me raketa, katjushka, e tanke.

Ndërkohë, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë do të kemi një tjetër paradë…
Si ushtarak i vjetër i uroj kësaj parade të dali me sukses të plotë.

Epilogu
“Sapo përfundonte parada, kuadratet shpërndaheshin sipas vendndodhjeve nga ishin nisur. Makinat prisnin nëpër rrugët dytësore. Ushtarët që kryenin shërbimin ushtarak largoheshin për në repartet e tyre, dhe rezervistët gjithashtu. Zakonisht raporti i ushtarëve efektivë të marrë nga njësitë me forcat e tjera ishte 1 me 10. Pasi duhej ruajtur dhe niveli i gatishmërisë. Shumë energji në këtë periudhë shpenzonin brigadat “I”, “V” dhe “VI” pasi këto ishin dhe brigadat heroina të Luftës Nacionalçlirimtare ndaj propagandohej se edhe njësitë e kohës së paqes duhet të ecnin në gjurmët e tyre”.

Pjesëmarrja e efektivave
“Pjesëmarrja në një paradë ushtarake bëhej me të gjitha llojet e armëve dhe të shërbimeve nga çdo strukturë e Forcave të Armatosura si: Forcat Tokësore, Forcat Vullnetare, Rinia Shkollore e Studentore, (Universiteti i Tiranës dhe Instituti i Lartë Bujqësor i Kamzës), Aviacioni, Marina, dhe Veteranët e LANÇ-it. Të gjithë ndjenin kënaqësi për zhvillimin e kësaj parade, pasi shumë shqiptarë kishin bijtë e vetë pjesëmarrës në të, ushtarë apo oficerë, por dhe drejtues të automjeteve. Çdo njësi kishte flamurtarin dhe dy shoqërues dhe ndërsa çdo kuadrat kishte komandantin e komisarin. Parada fillonte në orën 10.00 dhe vazhdonte 1.30 minuta. Kjo ishte skema e ndërtimit të Paradës”.

/Shekulli Print/Leonard Veizi/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komente

Amerika humbi Afganistanin: A është Iraku humbja e radhës?

Amerika humbi Afganistanin: A është Iraku humbja e radhës?

Publikuar më 17.10.2021
Rrëzimi i Afganistanit ngre pyetje në lidhje me atë që përbë...

Rrëzimi i Afganistanit ngre pyetje në lidhje me atë që përbën një tërheqje të përgjegjshme. Një rrjet kryengritës më pak se një e treta e madhësisë së forcave afgane të sigurisë morën pushtetin brenda disa javësh pavarësisht se Shtetet e Bashkuara investuan 83 miliardë dollarë gjatë gati dy dekadave. Shtetet e Bashkuara dështuan të evakuojnë […]

Lexo më shumë

“Ta kontrolloj nëse vërtet gota ka kafe”, videoja që po bën namin në rrjet, polici ‘e tepron’ me masat anti-Covid (VIDEO)

“Ta kontrolloj nëse vërtet gota ka kafe”, videoja që po bën namin në rrjet, polici ‘e tepron’ me masat anti-Covid (VIDEO)

Publikuar më 17.10.2021
Videoja e policit australian në Melbourne duke kontrolluar g...

Videoja e policit australian në Melbourne duke kontrolluar gotën e kafesë që e mbante një burrë, nëse ishte e zbrazët që të sigurohet se po e tregon të vërtetën dhe për këtë nuk po e bartë maskën – është bërë hit në internet. Edhe pse nuk dihet saktësisht se në cilin vend të Melbourne ishte […]

Lexo më shumë

Kandidati për kryetar komune në Kosovë shkon të votojë me Ferrari, ia mori ‘borxh’ këngëtarit të njohur

Kandidati për kryetar komune në Kosovë shkon të votojë me Ferrari, ia mori ‘borxh’ këngëtarit të njohur

Publikuar më 17.10.2021
Kandidati i Nisma-s për kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani...

Kandidati i Nisma-s për kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani ka shkuar me Ferrari për të votuar. Ai është parë të hyjë në oborrin e shkollës ku kishte për të votuar me automjetin luksoz. Siç raportohet, “bishën” e kuqe ai e ka marrë nga këngëtari Fero me të cilin ka marrëdhënie shumë të mira. Hasani ka […]

Lexo më shumë

Nga vrasjet me thikë te vendosja e bombave në makinë/ Këta janë politikanët britanikë të cilët janë sulmuar në 40 vitet e fundit

Nga vrasjet me thikë te vendosja e bombave në makinë/ Këta janë politikanët britanikë të cilët janë sulmuar në 40 vitet e fundit

Publikuar më 15.10.2021
Vrasja e deputetit konservator David Ames, 69 vjeç, i cili u...

Vrasja e deputetit konservator David Ames, 69 vjeç, i cili u vra me thikë sot, është një nga sulmet e shumta ndaj politikanëve në Britani vitet e fundit. Më 16 qershor 2016, deputetja laburiste Jo Cox, 41 vjeç, nënë e dy fëmijëve të vegjël, u qëllua për vdekje nga një person i ekstremit të djathtë, […]

Lexo më shumë

Prova e pabesueshme e 4 personave nga restoranti Salt Bae, vetëm verërat bënë 34,000 €

Prova e pabesueshme e 4 personave nga restoranti Salt Bae, vetëm verërat bënë 34,000 €

Publikuar më 15.10.2021
Një dëshmi e re nga restoranti ‘Salt Bae’ në Londër është bë...

Një dëshmi e re nga restoranti ‘Salt Bae’ në Londër është bërë virale në mediat sociale. Hidhërimi rreth restorantit të ri të ‘Salt Bae’ në Angli vazhdon pa u ndalur. Fillimisht kishim komentet negative për çmimet e tij, dhe më pas arritëm në krahasimet me një kompani tjetër që ofron të njëjtën biftek 600 euro […]

Lexo më shumë

Ronaldo/ Kërcimi i tij i tmerrshëm e bëri stolin e Luksemburgut të fliste me ‘veten’

Ronaldo/ Kërcimi i tij i tmerrshëm e bëri stolin e Luksemburgut të fliste me ‘veten’

Publikuar më 15.10.2021
Fjalët nuk janë të mjaftueshme për të përshkruar lojtarë si ...

Fjalët nuk janë të mjaftueshme për të përshkruar lojtarë si Cristiano Ronaldo. Edhe këto ndonjëherë duken të varfra për të shpjeguar sesi është e mundur – ndërsa jeni gati 37 vjeç- të dukeni akoma si një superhero. Përkundrazi, ai mund të thotë shumë për klasën e tij dhe admirimin që (akoma) u shkakton kundërshtarëve një […]

Lexo më shumë

Djali i Erdogan paralajmëron: Europa do të pushojë së ekzistuari, udhëheqësit e saj janë qesharakë

Djali i Erdogan paralajmëron: Europa do të pushojë së ekzistuari, udhëheqësit e saj janë qesharakë

Publikuar më 15.10.2021
“Europa do të pushojë së ekzistuari”, tha Bilal ...

“Europa do të pushojë së ekzistuari”, tha Bilal Erdogan, djali i presidentit turk, duke folur para mbështetësve të AKP -së në pushtet. Në një video të publikuar nga gazetari turk, Abdullah Bozkurt, i biri i Tajip Erdogan, dëgjohet duke thënë: “Nuk ka asnjë në Europë që meriton të quhet udhëheqës. Të gjithë janë bërë në […]

Lexo më shumë

Rezidenca e ‘përhumbur’ e Hugh Hefner/ Ish ‘lepurushja’ e Playboy tregon historinë e frikshme që përjetoi

Rezidenca e ‘përhumbur’ e Hugh Hefner/ Ish ‘lepurushja’ e Playboy tregon historinë e frikshme që përjetoi

Publikuar më 15.10.2021
Përtej ‘lepujve’ mbresëlënës, shfaqet pallati i Playboy që f...

Përtej ‘lepujve’ mbresëlënës, shfaqet pallati i Playboy që fshihet dhe që dikush mund ta klasifikojë si të tmerrshëm, siç zbulohet në New York Post, nga ish -partnerja e Hugh Hefner, Brigitte Markouarnt. Ish ylli i ‘Girls Next Door’ shpjegoi se vajzat nuk ishin vetëm në rezidencën e famshme të Kalifornisë, por gjithashtu kishin mysafirë të […]

Lexo më shumë