756 viktima në Itali në 24 orët e fundit!

Kanë dalë të dhënat e fundit nga vdekjet si pasojë e COVID-19 në Itali. Janë 765 viktima vetëm në 24 orët e fundit. Që nga fillimi i kësaj e deri më sot numri i përgjithshëm i viktimave është 10779. Personat e prekur nga COVID-19 kanë shkuar në 97 689 pasi vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 4217 raste të reja.

Numri i pacientë pacientë të shëruar është 13 030 dhe 3906 pacientë po kurohen në terapi intensive.

Përsa i përket, Lombardisë,  numri i personave të infektuar është 41 007 e 6360 janë viktimat, ku vetëm sot janë shtuar 1592 pacientë të prekur dhe numri i viktimave në 24 orët e fundit është 416. Sakaq, në rajonin e Lazios, numri i të infektuarve është 2706 dhe i viktimave 136.

Italia po kap shifrën e 100 mijë të prekurve teksa viktimat tashmë janë gati 11 mijë. Vendi me të gjitha gjasat do të qëndrojë i izoluar deri në 18 prill me masa rigoroze.

Po ashtu Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka lëvruar fondin prej 400 milionë euro për komunat për të ndihmuar familjet në nevojë.

“Nuk do lëmë askënd vetëm  dhe do ndihmojmë ata që kanë nevojë në këtë moment”, është shprehur Conte.

400 milionë eurot e lëvruar nga qeveria italine do të jenë vetëm për emergjence ushqimore.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet