7 trendet që nuk duhet t’i vishni më në 2018-ën

Foto 1 nga 8 Pas Para

Viti 2017 ishte një vit transformimesh të mëdha në fushën e modës. Që nga chokers nga vitet ’90 e deri tek atletet “chunky”, si mund t’u rezistosh kur shikon edhe personazhet e preferuar që i veshin? Disa prej tendencave të 2017-ës, që u bënë aq popullore për të gjithë, nuk do t’i shohësh më në vitin a ardhshëm, raporton Class.
Pom Poms
Kjo tendencë u pa gjithandej këtë vit në çanta, pulovra, kapele dhe këpucë. Është e vërtetë që janë mjaft festive, por ndoshta ky stil kaq e kishte kohën e vet.
Thekët
Xhinset, fundet, çantat apo edhe aksesorë të tjerë i pamë plot thekë, madje prej shumë kohësh thekët i kemi ndeshur kudo. Por pantallonat me thekë, të ardhura nga vitet ’70 -të nuk do të jenë më në modë.
Fustanet – këmishë
Nuk ka pasur ndonjëherë diçka më seksi sesa këto fustane. Kim Kardashian e tregoi disa herë në vitin 2017. Por le të rrezikojmë, trendi le të vazhdojë të qëndrojë në dhomën gjumit.
Supet e hapura
Vajzat i kanë sakrifikuar për shumë kohë krahët për të veshur pikërisht bluzat, këmishët apo fustanet me këtë stil. Shpresojmë që në 2018-ën të zëvendësohen nga ndonjë tendencë tjetër.
Shapkat – pellush
Edhe këto kanë qenë mjaft popullore vitin e kaluar. Marka si Fenty dhe Puma, Steve Madden, Michael Kors, UGG dhe Victoria Secret propozuan shapkat me pellush në 2017-ën. Por nuk do të kenë të njëjtin sukses në 2018-ën.
Takat transparente
Ok, na duhet ta pranojmë se takat transparente janë cool. Si të padukshme që janë, të duket sikur je duke lundruar. Por i kemi parë aq shumë gjatë 2017-ës, sa me siguri do të “vdesin” gjatë 2018-ës.
Chokers
Plastike, velvet apo lëkurë, chokers u përqafuan nga të gjithë që nga viti 2016 kur u rikthyen. Por, edhe për to është koha të rikthehen në vitet ’90, andej nga erdhën

Të tjera

Lavdi sportit!

Nga Enver Robelli Në çdo Kampionat Botëror të futbollit është mirë të lexohet libri “Lavdërimi i sportit” i profesorit Hans…

Abissnet