×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

7 teste mjekësore që çdo burrë duhet t’i kryejë

Nga Blertina Koka

Pranojeni djema: Ju nuk doni të shkoni tek mjeku as kur jeni sëmurë, jo më për kontrolle parandaluese. Por, duke u kujdesur për shëndetin, duke bërë kontrolle të herëpashershme për sëmundje dhe gjendje të rënda shëndetësore, do të keni mundësi që ta vizitoni më rrallë mjekun me kalimin e viteve. Në varësi të moshës, historisë familjare dhe stilit të jetesës, njerëzit kanë nevojë për teste të ndryshme mjekësore në periudha të ndryshme kohore. Ja cilat janë 7 testet mjekësore që meshkujt duhet t’i kryejnë.

Diabeti

Mund të mos keni nevojë kurrë për të bërë kontroll për diabetin nëse mbani një peshë normale dhe nuk keni asnjë faktor rreziku për këtë sëmundje (si kolesteroli ose tensioni i lartë i gjakut). Por, për shumicën e burrave mbi 45 vjeç, sidomos ata mbipeshë, një analizë gjaku esëll ose një test A1C (analizë gjaku që parashikon një mesatare të niveleve të sheqerit në gjak për 3 muajt e ardhshme) është mirë të bëhet. Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Shërbimeve Njerëzore rekomandon gjithashtu kontroll për diabetin për personat nën 45 vjeç të cilët janë mbipeshë dhe kanë një histori familjare të kësaj sëmundjeje.

Infeksionet seksualisht të transmetueshme

Edhe nëse keni qenë në marrëdhënie me vetëm një partnere për vite me radhë, nuk është keq të bëni  një analizë për infeksionet seksualisht të transmetueshme. Shumë nga këto infeksione mund të mbeten të padiagnostikuar për vite me rradhë. Për shembull, njerëzit mund të jetojnë edhe 10 vite pa shfaqur simptoma të HIV-it. Ekspertët rekomandojnë që të paktën njëherë në jetë të bëhet një kontroll për HIV-in. Kjo është sidomos e rëndësishme nëse keni kryer marrëdhënie seksuale pa përdorur masa mbrojtëse, keni injektuar drogëra të ndryshme ose keni bërë transfuzione të gjakut. Përveç kësaj, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon që gjithë personat e lindur mes viteve 1945 dhe 1965 të kryejnë një kontroll për hepatitin C, pavarësisht faktorëve të rrezikut. Besojeni ose jo, ka shumë raste të hepatit C ku njerëzit nuk shfaqin asnjë simptomë ose nuk e dinë nga janë shkaktuar ato.

 Indeksi i masës trupore

Nuk është e nevojshme të lini një takim me mjekun për të zbuluar indeksin e masës trupore, një masë që përcaktohet në bazë të gjatësisë dhe peshës. Mund ta llogarisni atë vetë, ose edhe me ndihmën e mjekut, megjithatë është e rëndësishme që t’i kushtoni rëndësi këtij numri. Indeksi i Masës Trupore mes 18.5 deri në 24.9 konsiderohet peshë normale. Shumë mjekë bien dakord që BMI është një komponent i rëndësishëm për vlerësimin e shëndetit të përgjithshëm.

Kolesteroli

Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon meshkujt të kontrollojnë nivelet e kolesterolit çdo 4-7 vjet pasi të kalojnë të 20-at. Sipas ekspertëve, burrat janë më të rrezikuar se gratë nga sëmundjet kardiovaskulare, dhe shkaku kryesor është kolesteroli i lartë. Duhet të bëni më shpesh kontrolle nëse keni faktorë të tjerë rreziku si diabet, pini duhan ose keni tension të lartë të gjakut.

Kolesteroli matet me një analizë e thjeshtë e gjakut, kur jeni në gjendje esëll (nuk duhet të keni ngrënë asgjë 9-12 orët e fundit). Me anë të kësaj analizë mund të masni nivelet në total të koelsterolit, kolesterolin e mirë (HDL), kolesterolin e keq (LDL) dhe trigliceridet. Në varësi të rezultateve, mjeku mund t’ju rekomandojë të bëni ndryshime në dietë ose t’ju japë recetë për ilaçet që ulin kolesterolin, si statika.

Tensioni i gjakut

Ashtu si kolesteroli i lartë, edhe tensioni i lartë i gjakut është shpesh një gjendje që nuk shfaq simptoma, megjithatë, mund ta masni shumë lehtë. Pas moshës 18 vjeç, duhet ta kontrolloni tensionin e gjakut sa herë shkoni tek mjeku. Nuk shkoni shpesh? Kontrollojeni atë të paktën çdo 2 vjet ose çdo vit nëse kur e keni matur herën e fundit shifrat kanë qenë në kufi të së lartës. Nivelet normale të tensionit të gjakut janë më pak se 120/80 mm Hg. Mund ta masni tensionin e gjakut në shtëpi, farmaci ose tek mjeku i familjes. Nëse tensioni sistolik është mbi 130 dhe ai diastolik mbi 85, mjeku mund t’ju rekomandojë ndryshime në mënyrën e jetesës – si më shumë aktivitet fizik dhe kufizimi i kripës – ose mund të keni nevojë edhe për ilaçe.

Kolonskopi

Burrat duhet të bëjnë kontroll për kancer të zorrës duke filluar nga mosha 50 vjeç, sidomos ata që kanë një histori familjare me këtë sëmundje. Shumë burra dhe gra druhen kur bëhet fjalë për kryerjen e këtij kontrolli – ku futet një kamera e vogël në anus dhe kontrollon zorrën e trashë për polipe dhe shenja të tjera të kancerit – megjithatë nuk duhet të keni turp.

Përgatitja për kontroll është pjesa më e keqe, pasi duhet të boshatisësh të gjithë zorrën para ekzaminimit – nuk duhet të hani ushqime të forta për 1-3 ditë, duhet të pini shumë lëngje dhe të merrni laksativë.

Pjesa më e mirë: Nëse mjeku nuk vëren asgjë dyshuese, nuk do të keni më nevojë për kontroll tjetër kolonskopie për 10 vitet e ardhshme.

Kontroll të prostatës

Kanceri i prostatës është kanceri më i shpeshtë tek meshkujt. Ai është përgjegjës për 0.5% të vdekjeve në çdo grupmoshë 60 vjeçare. Futja në përdorimin e përditshëm të PSA (analizë gjaku që zbulon nivelin e një antigjeni specifik për prostatën) ka bërë të mundur rritjen e zbulimit të kancerit të prostatës.  Të gjithë burrat mbi 50 vjeç duhet të flasin me mjekun nëse duhet të bëjnë një kontroll të prostatës. Shumica e tumoreve të prostatës nuk shkaktojnë asnjë shqetësim dhe kjo për shkak të stadit të hershëm të tyre është pikërisht depistimi me anë të PSA-së që i vë në dukje këto tumore fillestare. Është shumë e rëndësishme të dini simptomat e një prostate të zmadhuar, si nevojë të shpeshtë për të urinuar, vështirësi në urinim – që mund të paralajmërojnë edhe për kancer.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shpikja e fundit anti-covid/ Spraj hundësh me anti-trupa sintetikë

Shpikja e fundit anti-covid/ Spraj hundësh me anti-trupa sintetikë

Publikuar më 13.08.2020
Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë, San Francisko, ka...

Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë, San Francisko, kanë shpikur një spraj hundësh me antitrupa sintetikë, të cilët besojnë se do të ndihmojnë në ndalimin e përhapjes së koronavirusit. Një ekip i drejtuar nga Michael Schoof krijoi molekulën sintetike që “pengon mekanizmin kryesor të SARS-CoV-2 që lejon që virusi të infektojë qelizat tona,” sipas një raporti në […]

Lexo më shumë

COVID-19 ju rrezikon jetën! Çfarë duhet të dinë personat diabetikë dhe ata që vuajnë nga zemra

COVID-19 ju rrezikon jetën! Çfarë duhet të dinë personat diabetikë dhe ata që vuajnë nga zemra

Publikuar më 13.08.2020
Prania e sëmundjeve kronike mund të rrisë rrezikun e komplik...

Prania e sëmundjeve kronike mund të rrisë rrezikun e komplikacioneve të shkaktuara prej COVID-19, madje edhe vdekjen e parakohshme prej tij. Këtë e konfirmojnë ekspertët, sipas të cilëve, sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe sëmundjet kronike të mushkërive, janë faktorë të rëndësishëm në nivelin e lartë të jetëve të humbura prej virusit. Sipas studimeve, në mesin e […]

Lexo më shumë

Cigaret elektronike potencial i madh për t’u sëmurur nga Covid-19

Cigaret elektronike potencial i madh për t’u sëmurur nga Covid-19

Publikuar më 12.08.2020
Kush pi cigare elektronike ka më shumë gjasa të sëmuret me C...

Kush pi cigare elektronike ka më shumë gjasa të sëmuret me COVID-19 sesa jo duhanpirësit. Adoleshentët dhe të rinjtë që pinë rregullisht cigare elektronike janë shumë më të predispozuar për t’u sëmurur më rëndë me COVID-19 sesa jo duhanpirësit në të njëjtën moshë. Për herë të parë një ekip mjekësh të udhëhequr nga profesorja e […]

Lexo më shumë

Tabelat/ Indeksi i Kujdesit Shëndetësor, Shqipëria e parafundit në Europë më 2020

Tabelat/ Indeksi i Kujdesit Shëndetësor, Shqipëria e parafundit në Europë më 2020

Publikuar më 11.08.2020
Shqipëria u rendit e parafundit në Europë për Indeksin i Kuj...

Shqipëria u rendit e parafundit në Europë për Indeksin i Kujdesit Shëndetësor në gjysmën e parë të vitit 2020 nga Numbeo, portali më i madh global për kostot e jetesës dhe të dhënave për cilësinë e kujdesit shëndetësor. Sipas përditësimit të fundit që i përket janar-qershor 2020 Shqipëria mori 53.2 pikë nga 100 të mundshme […]

Lexo më shumë

Afro gjysma e popullatës së botës është pjesërisht imune ndaj Covid 19

Afro gjysma e popullatës së botës është pjesërisht imune ndaj Covid 19

Publikuar më 10.08.2020
Rreth gjysma e popullatës së botës, ku më shumë e ku me pak,...

Rreth gjysma e popullatës së botës, ku më shumë e ku me pak, duket se është imune ndaj infeksionit me SARS-CoV-2, shkaktarit të Covid 19, edhe pa qenë e infektuar paraprakisht këtë virus. Këto janë gjetjet fillestare të një numri të hulumtimeve që po e studiojnë sëmundjen Covid 19 në vende të ndryshme të botës […]

Lexo më shumë

E dinit këtë? Larja e dhëmbëve ndikon në sëmundjet e zemrës

E dinit këtë? Larja e dhëmbëve ndikon në sëmundjet e zemrës

Publikuar më 07.08.2020
Një studim i fundit thotë se larja e shpeshtë e dhëmbëve për...

Një studim i fundit thotë se larja e shpeshtë e dhëmbëve përveç se na ndihmon për shëndetin oral, gjithashtu ndihmon edhe për shëndetin e zemrës. Studime e reja të publikuara nga European Journal of Preventive Cardiology, kanë arritur në përfundimin se njerëzit që i lajnë dhëmbët 3 herë në ditë janë 12% më pak të […]

Lexo më shumë

Çfarë duhet të dini për analizat e kontrollit për COVID-19, tre grupet kryesore

Çfarë duhet të dini për analizat e kontrollit për COVID-19, tre grupet kryesore

Publikuar më 06.08.2020
Në treg janë duke u futur gjithnjë e më shumë lloje analizas...

Në treg janë duke u futur gjithnjë e më shumë lloje analizash për kontrollin e virusit të coronës. Në fund të muajit korrik në të gjithë botën ekzistonin 270 produkte të ndryshme që përdoren për të bërë analizat. Ato ndahen kryesisht në tre grupe: analizat e PCR, analizat serologjike (ELISA) dhe analizat antigjene. Analizat e […]

Lexo më shumë

Ftohja e zakonshme mund të forcojë imunitetin kundër koronavirusit

Ftohja e zakonshme mund të forcojë imunitetin kundër koronavirusit

Publikuar më 06.08.2020
Ftohja e zakonshme mund të ndihmojë në krijimin e imunitetit...

Ftohja e zakonshme mund të ndihmojë në krijimin e imunitetit kundër coronavirusit, madje edhe te njerëzit të cilët nuk kanë qenë të infektuar me coronavirusin e ri. Kjo përgjigje imunologjike me siguri është funksioni fenomenal i cili quhet “Memoria qelizore T”, theksojnë hulumtuesit në studimin e publikuar në revistën Science, shkruan Telegrafi. Memoria qelizore T […]

Lexo më shumë