67 emigrantë mbërrijnë në brigjet e Italisë, Salvini ua mbyll portat: Ata janë kriminelë…

67 emigrantë kanë mbërritur në brigjet e Italisë dhe besohet se ata mbajnë refugjatë nga vende të ndryshme të Lindjes së Mesme. Ata janë shpëtuar nga policia italiane, pasi rrezikonin mbytjen. Këtë ngjarje e ka komentuar ministri i Brendshëm i Italisë Mateo Salvini, që edhe këtë herë ka stigmatizuar emigrantët që vijnë kryesisht nga Lindja e Mesme. Anija ka mbetur në port këtë mëngjes dhe nuk hyri. Ishte vetë ministri i Brendshëm Salvini që nuk i ka lejuar emigrantët.

Ai tha se ata janë kriminelë dhe këtë deklaratë e ka bërë duke u bazuar në faktin se policia e Italisë po heton dy nga 67 emigrantët, pasi ka dyshime se ata janë kontrabandistë dhe gjithashtu kanë përdorur kërcënime ndaj personave që i kanë dërguar për në Itali. Salvini e ka shfrytëzuar këtë ngjarje, për të thënë se emigrantët janë pjesa më e keqe e Italisë dhe se ata janë kërcënim për sigurinë kombëtare të shtetit italian. Savini ka theksuar se kontrabandistët duhet të shkojnë në burg, ndërsa për të tjerët portat nuk janë hapur. Njëzet e tre emigrantë tunizianë arritën në Lampedusa mes natës së kaluar dhe kësaj mëngjes. Gjithashtu edhe anije të tjera me emigrantë mbërritën në Itali, ndërsa të tilla ngjarje Salvini i ka komentuar me nota negative ndaj të huajve. Deri në një vendim të dytë, emigrantët janë duke u mbajtur në port dhe të bllokuar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet