613 kg kokainë/ Nis verifikimi i pasurisë për Arbër Çekajn dhe dy të arrestuarit

Prokuroria e Krimeve të Rënda u ka nisur një shkresë bankave dhe Hipotekave për të verifikuar pasuritë e Arbër Çekajt, Donaldo Lushajt dhe Armando Pezakut në lidhje me sasinë prej 613 kg kokainë që u kap në Portin e Durrësit.
Ngarkesa me kokainë u transportua me konteiner së bashku me një porosi bananesh nga Kolumbi, për llogari të kompanisë “Arbri Garden”. Pronari i saj, Arbër Çekaj ndodhet jashtë Shqipërisë dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa menaxheri Donaldo Lushaj dhe shoferi i kamionit Armando Pezaku ndodhen në burg.
Ndërkohë, mediat kosovare shkruajnë se një pjesë e kokainës që u kap në Portin e Durrësit është porositur nga “grupe të fuqishme nga Kosova që veprojnë në Zvicër”.
Dyshohet se një sasi e kësaj kokaine do të shitej në tregun zviceran për llogari të grupeve kosovare. Sipas shtypit në Kosovë, dyshimet janë ngritur nga udhëtimet e shpeshta në Kosovë Donaldo Lushajt, menaxherit të kompanisë.

Të tjera

Leksioni i Studentëve

Nga Zef Bushati Përtej kryefjalës së këtyre ditëve “student” dhe përpjekjeve të kuptueshme për pronësimin politik të protestës, e cila…

Abissnet