60-të nxënës u helmuan në Postribë, zbulohet shkaku

Janë zbardhur shkaqet e helmimit të nxënësve në shkollën 9-vjeçare “Adem Haxhia” në Postribë të Shkodrës. Pasi iu nënshtruan analizave, rezultoi se nxënësit janë helmuar nga bakteri i salmonelës, e cila ka qenë prezentë tek ushqimet që ata kanë konsumuar tek “fast foodi” pranë shkollës.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Shëndetit Publik. Nga raportimet e mëparshme kujtojmë se 5 ditë më parë 60 nxënës të shkollës në Postribë u paraqitën me urgjencë në spitalin e Shkodrës me shenja helmimi, pasi ishin me të vjella.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet