
6 pacientë kanë humbur jetën dhe 213 të tjerë janë infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë, raportojnë mediat vendase.
Në përditësimin e të dhënave, në ditën e sotme IKSHPK ka bërë të ditur se numri total i viktimave në Kosovë ka shkuar në 164.
Në Prishtinë janë regjistruar 80 raste të reja. Kryeqyteti kosovar vazhdon të jetë më i prekuri nga COVID-19.
17 raste janë në Prizren, 15 në Ferizaj, 14 në Gjilan. Lista vazhdon me Podujevën (12), Drenasin (11), Fushë Kosovën (9), Mitrovicën (7), Suharekën (7), Lipjanin (6), Pejën (6), Vitinë (6), Vushtrrinë (5), Skenderajn (4), Deçanin (3), Malishevën (3). Nga dy raste të reja janë në Dragash, Kamenicë e Klinë. Nga një rast i ri është konfirmuar në Obiliq e Shtime.
Ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar 109 pacientë, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 3 614.
Në 24 orët e fundit janë testuar 494 persona të dyshuar, ku 213 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Sipas IKSHPK-së, të gjithë 164 të vdekurit kanë pasur edhe sëmundje tjera. Ndërsa rastet aktive në Kosovë janë 2 902.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply