6 sjelljet e femrave ndaj të cilave meshkujt dorëzohen menjëherë

Ka disa zakone të femrave para të cilave meshkujt dorëzohen. Jeni kuriozë të dini se cilat janë ato? Hidhini një sy
-Kur ju vendosni flokët tuaja në gjoksin e tij
Meshkujt adhurojnë t’ju ledhatojnë flokët teksa jeni mbështetur tek kraharori i tyre. Kjo u jep atyre ndjenjën e sigurisë, për partneren që kanë.
-Kur ju luani me flokët e tij, teksa ai nget makinën
Në pamje të parë duket sikur i shpërqendroni nga drejtimi i timonit por meshkujt e marrin këtë si një shenjë të dashurisë dhe afeksionit.
-Kur ju i thurni lavde në Facebook
Padyshim, meshkujt kënaqen kur vlerësohen në publik (edhe pse ky mund të jetë publiku i Facebook).
-Kur ju e dëgjoni atë me shumë kujdes, teksa flet.
Kjo për mashkullin do të thotë: Dashuri e pastër!
-Kur ju i dërgoni një mesazh ose e telefononi teksa keni dalë me miqtë tuaj
Kjo padyshim do ta bëjë një mashkull të ndihet i vlerësuar, pasi ju po mendoni për të edhe kur keni dalë me shoqërinë tuaj!

Të tjera

Abissnet